Reçica: Në vend të shtimit të inspektorëve, Qeveria “Kurti” e hoqi Ligjin e punës nga agjenda e saj
Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në një prononcim për FrontOnline premtimin e Qeverisë Kurti se do të rriste numrin e inspektorëve, e quan si premtim të dështuar dhe fjalë boshe. ‘’Kjo Qeveri ka treguar mungesë serioziteti dhe përkushtimi për përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Premtimi për shtimin e inspektorëve të punës dhe
Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në një prononcim për FrontOnline premtimin e Qeverisë Kurti se do të rriste numrin e inspektorëve, e quan si premtim të dështuar dhe fjalë boshe.
‘’Kjo Qeveri ka treguar mungesë serioziteti dhe përkushtimi për përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Premtimi për shtimin e inspektorëve të punës dhe miratimin e një ligji të ri që rregullon marrëdhëniet e punës mbetet vetëm fjalë boshe’’ tha ai, për Front Online.
Reçica thotë se Qeveria Kurti, në vend që t’ i realizoj premtimet e saja, ajo ka tërhequr Ligjin e punës.
‘’Në vend që të realizojë premtimet e veta, qeveria ka tërhequr ligjin e punës nga agjenda legjislative pa asnjë arsye, duke lënë fuqinë punëtore në vend të ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe kushteve të pasigurta të punës’’ tha ai.
Ish-ministri, deklaron se punëtorët e Kosovës meritojnë më shumë dhe se ka nevojë për një ligj modern.
‘’Është koha që qeveria të marrë përgjegjësinë e plotë dhe të ndalë justifikimet dhe premtimet e pambajtura. Punëtorët e Kosovës meritojnë më shumë se masa të përkohshme dhe propagandë, ata kanë nevojë për një ligj modern që rregullon marrëdhëniet e punës, mbështet të drejtat e tyre dhe garanton siguri e mbrojtje të vërtetë’’ u shpreh Reçica. /FrontOnline/