Kush është më i ndjekuri? Ja çfarë ka ndodhur me fansat e ish-banorëve te BBV3 gjatë verës
Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Teksa ende “Big Brother VIP […]
Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me 1 mijë ndjekës më pak dhe numëron 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka plot 7 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Nga 242K që kishte herën e fundit, tashmë Heidi numëron 249K ndjekës.
Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka humbur 1000 ndjekësve dhe numëron 364K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka fituar 2 mijë ndjekës dhe ka tani 140K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin me 2 mijë ndjekës më pak dhe numëron tani 849K, ndërsa Rike Roçi ka fituar 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 185K.