Urdhër-arresti nga Kosova, Noizyt i ndalohet udhëtimi në ShBA

Reperi i famshëm shqiptar, Rigels Rajku nuk është lejuar të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten. Shkak është bërë urdhër-arresti që rëndon ndaj tij, i lëshuar nga autoritetet kosovare. “Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi Ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që […]

tetor 28, 2024 - 20:02
 0  4
Urdhër-arresti nga Kosova, Noizyt i ndalohet udhëtimi në ShBA

Reperi i famshëm shqiptar, Rigels Rajku nuk është lejuar të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten.

Shkak është bërë urdhër-arresti që rëndon ndaj tij, i lëshuar nga autoritetet kosovare.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi Ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, shkruan Noizy raporton neësbomb.al

Reperi Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare nën dyshimin për rrahjen e Medi Isenit, një personazhi të njohur në platformën Tik-Tok.

Noizy, ka provuar që të udhëtojë për në ShBA nga Greqia, por është kthyer prapa pasi që ka një rast penal në Kosovë, kanë thënë burime të Paparacit.

I dyshuar për përfshirjen në sulmin brutal fizik ndaj Medi Isenit në 2 gusht të këtij viti në Pejë, Noizy ishte arratisur nga Kosova për t’u arrestuar në Shqipëri pesë ditë më vonë.

Reperi ishte arrestuar në Shëngjin, në afërsi të Lezhës.

Ai ishte mbajtur në arrest me burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e kishte liruar pasi reperi kishte ofruar dorëzani në vlerë 50 mijë euro.

Për të njëjtin rast, në arrati ndodhet edhe reperi tjetër nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.