Kuvendi del me njoftim për dështimin e 23’të, seanca e radhës të shtunën në 10:30

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim. Edhe sot, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, s’kanë propozuar anëtarë Komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara e VV’së vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

maj 30, 2025 - 01:30
 0  7
Kuvendi del me njoftim për dështimin e 23’të, seanca e radhës të shtunën në 10:30
kuvendi-del-me-njoftim-per-deshtimin-e-23’te,-seanca-e-radhes-te-shtunen-ne-10:30

kuvendi-del-me-njoftim-per-deshtimin-e-23’te,-seanca-e-radhes-te-shtunen-ne-10:30

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim.

Edhe sot, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, s’kanë propozuar anëtarë Komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara e VV’së vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 55 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Më pas, Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën. Përpjekja tjetër do të bëhet të shtunën, me fillim nga ora 10:30.