Ky profesion nuk është vetëm zgjedhje por thirrje dhe betim, Toshkovski porositi 497 policët e rinj

Profesioni i policit nuk është vetëm një zgjedhje, nuk është vetëm profesion, por thirrje dhe betim të cilin secili nga ju e pranon me qëllim që t’i mbrojë të afërmit, qytetarët dhe atdheun e tyre të sigurt. Këtë, mes tjerash, e porositi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në fjalimin e tij në solemnitetin […]

Jan 25, 2025 - 21:00
 0  6
Ky profesion nuk është vetëm zgjedhje por thirrje dhe betim, Toshkovski porositi 497 policët e rinj
Policë të rinj, Foto: MPB

Profesioni i policit nuk është vetëm një zgjedhje, nuk është vetëm profesion, por thirrje dhe betim të cilin secili nga ju e pranon me qëllim që t’i mbrojë të afërmit, qytetarët dhe atdheun e tyre të sigurt. Këtë, mes tjerash, e porositi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në fjalimin e tij në solemnitetin me rastin e promovimit të 497 policëve të rinj nga gjenerata 2024-2025, që sot u mbajt në Qendrën për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë, njofton Portalb.mk.

“Sivjet Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po pasurohet për 497 kolegë tanë të rinj, mbrojtës të ardhshëm të sigurisë së qytetarëve, djem dhe vajza të Maqedonisë”, tha ministri në fillim të fjalimit të tij.

Duke iu drejtuar afër 500 policëve të rinj, Toshkovski tha se secili prej tyre është i vetëdijshëm se profesioni i policit është sfidë e përditshme, të cilit duhet çdo ditë t’u përgjigjet, por edhe sfidë e cila sjell kënaqësi dhe përmbushje me çdo një sukses dhe rezultat të arritur në dobi të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

Duke folur në këtë drejtim, Toshkovski theksoi se mirëqenia dhe progresi i një shoqërie mbështetet në respektimin e ligjeve dhe shtetit juridik, qëllimi kryesor i të cilit është, siç tha, funksionimi i suksesshëm i sistemit të sigurisë.

Ministri i Punëve të Brendshme u përqendrua edhe në reformat dhe në përmirësimin e kushteve për punë në kuadër të MPB-së, duke i theksuar në atë kontekst renovimin e tërësishëm të Qendrës për trajnim të MPB-së në Idrizovë dhe riaktivizimin e shkollës së mesme policore.

Toshkovski u bëri thirrje policëve të rinj që gjatë dhënies së betimit solemn secili nga ata, siç tha, të pranojë amanetin e tij personal, betim të ndershmërisë dhe profesionalizëm, se çdoherë do t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë, se do të bëjë luftë të pakompromistë me krimin dhe korrupsionin dhe do të kujdeset për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe gjithë shoqërisë së Maqedonisë.

Në solemnitet fjalim kishte edhe ndihmës-ministri i Qendrës për trajnim të MPB-së, Vllatko Mitkovski, i cili para 13 ekipeve të nëpunësve policor tha se promovimi është shpërblim dhe tregues për punën dhe investimin  e tyre.

Në promovim u ndanë mirënjohje dhe lëvdata për kandidatët për të mirë policor nga gjenerata 2024-2025.