Kasami ia bën 8 me 2 ministres së VMRO-së për gjuhën shqipe

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket se pati vështirësi të përshtatej me realitetin gjuhësor të vendit ku ndodhej. Ngjarja dedikuar arsimit, për pak u shndërrua në një leksion mbi tolerancën gjuhësore. Ajo që ra në sy, ishte […] The post Kasami ia bën 8 me 2 ministres së VMRO-së për gjuhën shqipe appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 9, 2025 - 19:30
 0
Kasami ia bën 8 me 2 ministres së VMRO-së për gjuhën shqipe

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket se pati vështirësi të përshtatej me realitetin gjuhësor të vendit ku ndodhej.

Ngjarja dedikuar arsimit, për pak u shndërrua në një leksion mbi tolerancën gjuhësore. Ajo që ra në sy, ishte sjellja e ministres gjatë konferencës për mediat, e cila krijoi përshtypjen e një diskomforti përballë gjuhës shqipe. Teksa kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në shqip, ministrja disa herë e ndërpreu për të kërkuar që komunikimi të ishte “më i shkurtër” ose të bëheshin “përkthime në maqedonisht”, pasi siç tha, duhet ta kuptojnë edhe ata që “nuk e dinë shqipen”.

“Ju lutem nëse mundet në gjuhën maqedonase, ju lutem ka mësimdhënës… Më falni kryetar ju lutem shkurt vetëm, që të kuptojmë edhe ne që nuk dimë mirë shqip”, tha Vesna Janevska.

Janevska: Më falni shkurtimisht na tregoni vetëm se çfarë folët, ju lutem, ju lutem.

Kasami: Ta përfundoj në shqip dhe do ta them të gjithën në maqedonisht.

Janevska: Ah mirë, në rregull faleminderit.

The post Kasami ia bën 8 me 2 ministres së VMRO-së për gjuhën shqipe appeared first on InfoShqip.com.