VLEN dhe Mickoski në tryezë: Fillon pazari për rikonstruimin e kabinetit qeveritarë
Javën që vjen liderët e VLEN-it, pritet të ulen në tryezë me kryeministrin Mickoski, për tu marrë vesh për fatin e dikastereve. Nuk dihet se si do të duket pasqyra e përgjithshme e kabinetit qeveritarë, kur ende nuk ka marrëveshje për emrat që do të vendosen në krye të ministrive që si pasojë e rezultatit […]
Javën që vjen liderët e VLEN-it, pritet të ulen në tryezë me kryeministrin Mickoski, për tu marrë vesh për fatin e dikastereve. Nuk dihet se si do të duket pasqyra e përgjithshme e kabinetit qeveritarë, kur ende nuk ka marrëveshje për emrat që do të vendosen në krye të ministrive që si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve lokale mbetën vakante.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i pyetur për fatin e tij në qeveri dhe nëse pret që të përfshihet në rikonstruimin eventual, tha se për këtë vendos Mickoski.
“Profili im si ekspert dhe si njeri është që të punosh maksimalisht dhe të përkushtohesh aty ku ndodhesh për momentin. Dhe unë po e bëj këtë edhe tani edhe më herët historikisht në pozicionet e mia akademike dhe politike. Më besoni se në këtë pjesë, duke pasur parasysh faktin se nuk varet nga unë, sepse kemi infrastrukturë, kemi qeveri politike, kemi kryeministër që vendos për rikonstruimin e Qeverisë. Dhe kjo varet nga profili i secilit ministër. Vlerësoj se pas analizës së profileve dhe proceseve që janë kryer dhe po vijojnë do të duhet që Qeveria, në këtë rast kryeministri të vendosin për rikonstruim, e unë si ministër i vazhdoj proceset dhe obligimet e mia derisa sa jam ministër në këtë institucion”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.