Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së Urës së Ibrit janë çorientuese

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka reaguar lidhur me planin e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit. Lajçak ka thënë se pretendimet se Bashkimi Evropian është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin për këtë çështje, janë çorientuese. “BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet […]

gusht 15, 2024 - 02:00
 0  7
Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së Urës së Ibrit janë çorientuese
lajcak:-pretendimet-se-be-ja-eshte-kunder-hapjes-se-ures-se-ibrit-jane-corientuese

lajcak:-pretendimet-se-be-ja-eshte-kunder-hapjes-se-ures-se-ibrit-jane-corientuese

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka reaguar lidhur me planin e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit.

Lajçak ka thënë se pretendimet se Bashkimi Evropian është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin për këtë çështje, janë çorientuese.

“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Lajçak ka thënë se në takimin e ardhshëm në Bruksel, do të diskutohet se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës.

“Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës. Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar tutje Lajçak.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar mbrëmë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, ka thënë Hovenier në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur mbi këtë çështje, pas takimit që pati mbrëmë me Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas.

Kurti tha se Qeveria e tij do të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë. Ai shtoi se hapja e urës nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit shtoi se Kosova është shtet normal dhe se si i tillë duhet t’i ketë edhe urat normale – të hapura.

“Me komandantin e KFOR diskutuam dje edhe për hapjen e Urës Mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, dhe rezultatet të cilat i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR në frymën e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër, besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë, si dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të durua për vendin, shoqërinë, qytetarëz dhe komunitetin. Ne do të vazhdojmë konsultime dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal, dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, tha Kurti.