U paraqiten si mjeke në Prishtinë duke ofruar shërbime për qytetarët dhe morën pagesën nga Serbia – aktakuzë ndaj dy të dyshuarve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurave të cilat kanë ushtruar veprimtari të kundërligjshme mjekësore në aneksin e objektit të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, ka ngritur aktakuzë ndaj N.P. dhe E.I., për shkak të veprave […]
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurave të cilat kanë ushtruar veprimtari të kundërligjshme mjekësore në aneksin e objektit të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, ka ngritur aktakuzë ndaj N.P. dhe E.I., për shkak të veprave penale ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, sipas KPRK-së.
“Po ashtu, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, pas zbatimit të urdhër kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të pandehurave të lartcekura, u janë gjetur në posedim barëra e produkte mjekësore pa banderola të Republikës së Kosovës dhe pa prejardhje, duke iu shërbyer qytetarëve të Kosovës, pa ju bërë kontrolle të nevojshme nga personi apo institucioni i autorizuar, çka me këtë kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurat të shpallen fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe ka propozuar që barnat dhe produktet mjekësore të konfiskohen dhe të njëjtat të asgjësohen sipas procedurës së paraparë ligjore.