Lajçak takim me Plotner, flasin për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ai foli me Jens Plotner, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ai mes tjerash tha se me zyrtarin gjerman ka folur edhe për zhbllokimin e zbatimit […]

shtator 25, 2024 - 09:00
 0  6
Lajçak takim me Plotner, flasin për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
lajcak-takim-me-plotner,-flasin-per-zhbllokimin-e-zbatimit-te-marreveshjes-se-ohrit

lajcak-takim-me-plotner,-flasin-per-zhbllokimin-e-zbatimit-te-marreveshjes-se-ohrit

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ai foli me Jens Plotner, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai mes tjerash tha se me zyrtarin gjerman ka folur edhe për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social X, transmeton Klankosova.tv.

Lajçak ka thënë mbrëmë se ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dinamikën rajonale me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien dhe zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanoff.