Lajmi i madh vjen nga familja, për kohë rekord u grumbulluan paratë për mjekimin e Esilës
Populli ynë është treguar human në raste kur e kërkon nevojë. I tillë ishte rasti edhe me familjen Xhaferi. Pas thirrjes për të ndihumuar 10-vjeçaren Esilën për mjekim jashtë shtetit, The post Lajmi i madh vjen nga familja, për kohë rekord u grumbulluan paratë për mjekimin e Esilës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Populli ynë është treguar human në raste kur e kërkon nevojë. I tillë ishte rasti edhe me familjen Xhaferi. Pas thirrjes për të ndihumuar 10-vjeçaren Esilën për mjekim jashtë shtetit, respektivisht në Turqi për të shmangur kancerin nga trupi, pa kaluar ende një ditë familja njoftoi se shuma e nevojshme prej 40 mijë euro u grumbulla, shkruan Flaka.
Familja Xhaferi faleminderon të gjithë donatorët për përgjigjen pozitive ndaj thirrjes së tyre për të ndihumuar vogëlushun në luftën kundër kancerit.

T’a shpëtojmë Esilën në betejën e saj kundër kancerit, thirrje për t’a ndihmuar!
Kanceri nuk njeh moshë dhe nuk po kursen as fëmijët. E sfidat në jetë nuk kursejnë as fëmijët e as prindërit.
Një nga këto raste, është edhe Esila Xhaferi e cila edhe pse vetëm 10-vjeç, është diagnostikuar me kancer.
Esila duhet të shërohet urgjentisht në Turqi, por familja e saj nuk arrijnë ta përballojnë koston e shërimit e cila kap vlerën prej 40 mijë euro.
Ata kërkojnë ndihmën e çdonjërit nga ne!
- Shuma e nevojshme për mjekim 40.000 euro!
- Melek Xhaferi (nëna)
- Enis Xhaferi (babai)
- Xhirollogari: 210501612566073
Kontakt telefoni: +389 70 565 424 (Luli)
Rasti është urgjent dhe familja akoma nuk ka arrit të hap llogari devizore. Do t’ju informojmë sapo ta hapin.
Është hapur edhe faqe ku mund të dhurohen donacione në vlerë prej 10 deri në 6 mijë denarë.
https://ecrowd.mk/projects/3ee95523-0847-48e3-bb45-09704a23efd1
The post Lajmi i madh vjen nga familja, për kohë rekord u grumbulluan paratë për mjekimin e Esilës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .