LD: Doktor Erzenit i urojmë mirëseardhje

Lëvizja Demokratike ka njoftuar se radhëve të kësaj partie i është bashkuar, kryeshefi i repartit të urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dr. Erzen Elezi – Kirurg-urolog dhe njëkohësisht këshilltar në Këshillin Komunal të Komunës së Tearcës. Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e LD-së. Të dashur qytetarë, Të nderuar aktivistë të Lëvizjes […]

gusht 19, 2024 - 23:00
 0  8
LD: Doktor Erzenit i urojmë mirëseardhje

Lëvizja Demokratike ka njoftuar se radhëve të kësaj partie i është bashkuar, kryeshefi i repartit të urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dr. Erzen Elezi – Kirurg-urolog dhe njëkohësisht këshilltar në Këshillin Komunal të Komunës së Tearcës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e LD-së.

Të dashur qytetarë,

Të nderuar aktivistë të Lëvizjes Demokratike,

Me kënaqësi Ju njoftojmë që në rradhët e Lëvizjes Demokratike na shtohet një person me virtyte të larta dhe profesional në veprimtarinë që e ushtron.

Bëhet fjalë për Kryeshefin e repartit të urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dr. Erzen Elezi – Kirurg-urolog dhe njëkohësisht këshilltarë në Këshillin Komunal të Komunës së Tearcës.

Doktor Erzenit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim.