Vdekja e pacientes, Taravari: Nuk ka lëshime, pacientja vuante nga leukemia akute

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari pohon se pacientes që dje humbi jetën dhe ishte e infektuar me Kovid 19, i është ofruar trajtimi i nevojshëm sipas të gjitha protokolleve, dhe për këtë rast ai siguron se nuk ka gabim mjekësor. Ai thotë se pacientja ka qenë edhe me leukemi akute, ndërsa, se cila është arsyeja […] The post Vdekja e pacientes, Taravari: Nuk ka lëshime, pacientja vuante nga leukemia akute appeared first on InfoShqip.com.

gusht 19, 2024 - 23:00
 0  11
Vdekja e pacientes, Taravari: Nuk ka lëshime, pacientja vuante nga leukemia akute

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari pohon se pacientes që dje humbi jetën dhe ishte e infektuar me Kovid 19, i është ofruar trajtimi i nevojshëm sipas të gjitha protokolleve, dhe për këtë rast ai siguron se nuk ka gabim mjekësor. Ai thotë se pacientja ka qenë edhe me leukemi akute, ndërsa, se cila është arsyeja kryesore e vdekjes së saj, tha se duhet të pritet raporti përfundimtar.

“Për pacienten është thirrur dhe konsultuar anesteziologu dhe infektologu dhe dhe janë dhënë propozime për terapinë. Na duhet definitivisht ta dimë se prej çfarë ka vdekur pacientja. E di se këto ditët e fundit ka marrë përsëri terapi, që zakonisht është periudhë e rënd pas marrjes së terapisë. Megjithatë nuk ka gabim mjekësor, për këtë garantojë se pacientja është trajtuar sipas të gjitha protokolleve, garantoj se i është ofruar trajtimi i plotë, kjo është e sigurt”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Edhe sot LSDM-ja kërkon hetim dhe përgjegjësi për vdekjen e pacientes, që sipas tyre nuk është pranuar në kujdesin intensiv.

“Për këtë skandal duhet të ketë përgjegjësi. Ministri Taravari të mos pres siç priste dje, dhe menjëherë të punojë për zbardhjen e këtij rasti. Gjithashtu të punojë edhe për rregullimin e gjendjes në klinikën infektive që të mos ketë vdekje tjetër”, tha Bogdana Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Pacientja që dje humbi jetën ka qenë rreth moshës 50 vjeçare./Alsat.mk

The post Vdekja e pacientes, Taravari: Nuk ka lëshime, pacientja vuante nga leukemia akute appeared first on InfoShqip.com.