LD përgaditje për zgjedhje nëpër degë, nis nga Likova
Lëvizja Demokratike njofton opinionin publik se në Komunën e Likovës u zhvillua me sukses mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor. Ky proces është pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për realizimin e zgjedhjeve të brendshme në kuadër të partisë. Procesi u zhvillua në frymën e demokracisë dhe transparencës, duke siguruar një përfaqësim të […]
Lëvizja Demokratike njofton opinionin publik se në Komunën e Likovës u zhvillua me sukses mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor.
Ky proces është pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për realizimin e zgjedhjeve të brendshme në kuadër të partisë.
Procesi u zhvillua në frymën e demokracisë dhe transparencës, duke siguruar një përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Komisioni Komunal Likovë përbëhet nga këta anëtarë:
1.Profesor Remzi Rufati – Kryetar
2.Lulzim Demiri
3.Berat Avdiu
4.Hasan Jashari
5.Halil Ibrahimi
6.Ismail Veseli
7.Sevim Ismaili
Lëvizja Demokratike shpreh falënderime të sinqerta për të gjithë anëtarët për përkushtimin dhe kontributin e tyre në ndërtimin e një procesi të drejtë dhe të suksesshëm.
Me këtë hap, Lëvizja Demokratike vazhdon angazhimin e saj për të promovuar vlera demokratike dhe përfaqësim gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet.