LDK-ja mirëpret vendimin e Kushtetueses mbi Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Më 20 tetor 2023 deputetët e LDK-së depozituan rastin në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar dhe faktuar të gjitha shkeljet kushtetuese të këtij Ligji. “Vendimi i sotëm përveç se konfirmim i shkeljeve të rënda […]
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Më 20 tetor 2023 deputetët e LDK-së depozituan rastin në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar dhe faktuar të gjitha shkeljet kushtetuese të këtij Ligji.
“Vendimi i sotëm përveç se konfirmim i shkeljeve të rënda në një ligj jetik mbi pavarësinë e administratës shtetërore dhe shërbyesve civil, është dhe konfirmim i një praktike tashmë fenomen të shkeljeve kushtetuese nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në një komunikatë nga ana e LDK-së, përcjell Klankosova.tv.
“Demokracia jonë shtetare nuk guxon të rrezikohet nga asnjë qeveri, aq më pak nga një qeveri populliste e me tendenca autokratike si kjo e tanishme, e cila për tri vite ka bërë tashmë plot 10 shkelje kushtetuese”, thuhet më tej.