Droja e komunave në veri: Më pak banorë, më pak buxhet

Për shkak të numrit të vogël të popullsisë së regjistruar, komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – mund të marrin buxhet vjetor shumë më të vogël se më parë. Këtë shqetësim, së paku, shprehin zyrtarët komunalë në Mitrovicë të Veriut dhe në […]

Korrik 25, 2024 - 02:30
 0  5
Droja e komunave në veri: Më pak banorë, më pak buxhet
droja-e-komunave-ne-veri:-me-pak-banore,-me-pak-buxhet

droja-e-komunave-ne-veri:-me-pak-banore,-me-pak-buxhet

Për shkak të numrit të vogël të popullsisë së regjistruar, komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – mund të marrin buxhet vjetor shumë më të vogël se më parë.

Këtë shqetësim, së paku, shprehin zyrtarët komunalë në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok.

“Sigurisht që numri i banorëve do të reflektojë te buxheti. [Nga niveli qendror] do të na thonë: ju, komunarët, gjenduni për projekte dhe vendbanime, nëse mendoni se keni diçka”, thotë për Radion Evropa e Lirë Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Numri i popullsisë në komuna është faktor në përcaktimin e buxhetit të tyre nga Qeveria e Kosovës.

Serbët e katër komunave në veri, kryesisht, e bojkotuan regjistrimin e popullsisë – që u bë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në pranverë – me kërkesë të Listës Serbe, e cila kundërshton autoritetin e institucioneve të Kosovës.

Sipas të dhënave paraprake të ASK-së, të publikuara më 12 korrik, vetëm rreth 6.500 njerëz në këtë zonë iu përgjigjën regjistrimit, ndërsa atje besohet se jetojnë dhjetëra mijëra.