LDK-ja në Gjilan akuzon Hysenin e VV-së se po do ta largojë një drejtoreshë përmes Prokurorisë

Dega e Lidhjes Demokratike në Gjilan ka thënë se janë bërë dy javë prej asaj të cilin e quajnë skandal të paprecedentë në histori të institucionit të komunës së Gjilanit. LDK-ja në Gjilan pretendon se skandali ka të bëjë me thyerjen e derës së buxhetit nga persona të paautorizuar dhe për këtë thonë se s’kanë

Mars 22, 2025 - 21:00
 0  3
LDK-ja në Gjilan akuzon Hysenin e VV-së se po do ta largojë një drejtoreshë përmes Prokurorisë
ldk-ja-ne-gjilan-akuzon-hysenin-e-vv-se-se-po-do-ta-largoje-nje-drejtoreshe-permes-prokurorise

ldk-ja-ne-gjilan-akuzon-hysenin-e-vv-se-se-po-do-ta-largoje-nje-drejtoreshe-permes-prokurorise

Dega e Lidhjes Demokratike në Gjilan ka thënë se janë bërë dy javë prej asaj të cilin e quajnë skandal të paprecedentë në histori të institucionit të komunës së Gjilanit.

LDK-ja në Gjilan pretendon se skandali ka të bëjë me thyerjen e derës së buxhetit nga persona të paautorizuar dhe për këtë thonë se s’kanë asnjë informacion se çka ndodhi në të vërtetë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, kërkon prej organeve të hetuesisë që ta zbardhin këtë rast skandaloz. Gjilanasit duhet ta dinë se kush preku në kuletën e tyre, që rezultoi me ‘dorëheqjen’ e drejtoreshës së departamentit përkatës”.

“Pa kaluar dy javë, viktimë e radhës e Hysenit është sërish një drejtoreshë, të cilën duket se po e largon, por kësaj radhe përmes prokurorisë. I pari i ekzekutivit po i tregohet i fortë vetëm me gratë udhëheqëse, sepse, siç e dimë, në raport me drejtorët burra nuk i dhezi sepse nuk iu subordinuan vendimeve të tij”, thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan

Më tej, ata u shprehen se krimi urban në Gjilan po vazhdon, me disa improvizime sipas tij, gjoja se po punohet.

“Deri tash në disa projekte është punuar pa leje ndërtimi, por tash edhe më keq, pa projekt e pa buxhet, për ta thelluar krimin urbanistik”, thuhet në reagim.