Ledri Vula dhe Alban Skënderaj sjellin këngën e re “Nata shumë e gjatë”
Ledri Vula dhe Alban Skënderaj janë bërë bashkë sërish për një këngë të re. Bëhet fjalë për “Nata shumë e gjatë”, të cilën e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale. Dyshja vijnë me interpretim të mrekullueshëm, edhe pse i përkasin zhanreve të ndryshme. Foto: Screenshot/YouTube Miksimi e masterizimi u bë nga Lirian Kaqi (lurromusic) […]

Ledri Vula dhe Alban Skënderaj janë bërë bashkë sërish për një këngë të re.
Bëhet fjalë për “Nata shumë e gjatë”, të cilën e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Dyshja vijnë me interpretim të mrekullueshëm, edhe pse i përkasin zhanreve të ndryshme.
Miksimi e masterizimi u bë nga Lirian Kaqi (lurromusic) Adion Puka (adionthebeat) me ‘beat’ nga Nart Kelmendi.
Për producimin u kujdes: Lurro Music, AdiontheBeat dhe Nart Kelmendi.
Ky bashkëpunim mori reagime të shumta pozitive pas shpërndarjes në platformat sociale.
Kjo vjen pas “Nuk ekziston”, që e sollën rreth tre muaj më parë, e që ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime.