Lekaj i AAK-së: Jemi për koeficientin 145 €, nëse VV-ja i rritë pagat, erë e fushatës zgjedhore

Pal Lekaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njëherit edhe anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala për FrontOnline deklaron se rritja e pagava nga Qeveria e Kosovës mbanë erë të fushatës zgjedhore dhe jo gadishmëri për t’i polotësuar nevojat e qytetarëve. ‘’Rritja e Koeficientit të Pagave nga Qeveria Kurti […]

maj 1, 2024 - 13:00
 0  4
Lekaj i AAK-së: Jemi për koeficientin 145 €, nëse VV-ja i rritë pagat, erë e fushatës zgjedhore
lekaj-i-aak-se:-jemi-per-koeficientin-145-e,-nese-vv-ja-i-rrite-pagat,-ere-e-fushates-zgjedhore

lekaj-i-aak-se:-jemi-per-koeficientin-145-e,-nese-vv-ja-i-rrite-pagat,-ere-e-fushates-zgjedhore


Pal Lekaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njëherit edhe anëtar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala për FrontOnline deklaron se rritja e pagava nga Qeveria e Kosovës mbanë erë të fushatës zgjedhore dhe jo gadishmëri për t’i polotësuar nevojat e qytetarëve.

‘’Rritja e Koeficientit të Pagave nga Qeveria Kurti mban erë të fushatës zgjedhore, dhe jo gadishmëri për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat e punonjësve publik’’ thotë ai.

Lekaj, shton se subjekti i tij politik, AAK ka kohë që ka kërkuar që koeficienti i pagës të jetë 129 euro, pra 19 euro më shumë se sa ai që është tani.

 ‘’Ne si AAK tani e sa kohë kemi qenë zë i fuqishëm i kërkesave për ngritjen e koeficientit, ku herën e fundit kemi kërkuar që koeficienti të jetë 129 euro për të gjithë sektorin publik, por që Qeveria e ka refuzuar padrejtësisht. Qeveria Kurti, duke nuhatur erën e një fushate dhe procesi zgjedhor tani po flet për rritjen e koeficientit’’ deklaron ai.

Deputeti Lekaj thotë se janë për rritje të koeficientit në 145 euro, pasi që koeficienti aktual është fyerje e integritetit për policët, mjekët, mësimdhënësit, administratën dhe kategoritë tjera.

‘’Kjo është fyerje e integritetit të personelit shëndetësor, policëve, mësimdhënësve, zjarrfikësve, administratës shtetërore e shumë kategorive tjera, sepse që katër vite i la anash dhe tani po mundohet që përmes këtyre veprimeve të marrë votën e tyre, apo në një zhargon ndryshe mund të vlerësohet si manipulim apo tentim për blerje të votës. Ne jemi për rritje të Koeficientit, dhe duke llogaritur punën që bëhet dhe standardet e jetës në Kosovë, vlera 145 euro do të ishte një vlerë reale dhe e duhur e koeficientit’’ thekson ai.

Lekaj thotë për FrontOnline, se në aspektin ekonomik Qeveria ka dështuar sepse në vend mbizotërojnë çmimet e larta dhe rrogat e ulëta.

‘’Në aspektin ekonomik, lirisht mund të flasim për një dështim në Ekonomi të këtij pushteti, ku në Kosovë mbizotërojnë çmimet e larta të të gjitha produkteve dhe rrogat e ulëta, mungesa e investitorëve të jashtëm, mbyllja e shumë bizneseve në vend, rritja e importeve dhe ulja e eksporteve, mos përkrahja e Qeverisë për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, mungesa e investime kapitale, bllokimi i punëve në nivel qendrorë e lokal, etj. Prandaj, Ky pushtet duhet të reformohet dhe ndryshohet, sepse vërtet kemi ngërç ekonomik e social në Kosovë’’ përfundon ai/FrontOnline/