Lëndohen dy persona në një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet se shpërtheu gazi
Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi. Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën […]
Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.
Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”.