Lëvdohen nga VLEN: Me ne në qeveri, infermieret marrin pagë më të lartë për 2.500 denarë

Nga koalicioni VLEN thonë se udhëheqin me shëndetësinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shtojnë se janë të përkushtuar për të përmirësuar gjendjen e mjeruar në shëndetësinë e vendit. “Ne si qeveri e re, Qeveria VLEN, nënshkruam marrëveshje kolektive me sindikatat e mjekëve dhe punonjësve shëndetësor, të cilët do të kenë rritje lineare të […] The post Lëvdohen nga VLEN: Me ne në qeveri, infermieret marrin pagë më të lartë për 2.500 denarë appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 1, 2025 - 17:00
 0  3
Lëvdohen nga VLEN: Me ne në qeveri, infermieret marrin pagë më të lartë për 2.500 denarë

Nga koalicioni VLEN thonë se udhëheqin me shëndetësinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shtojnë se janë të përkushtuar për të përmirësuar gjendjen e mjeruar në shëndetësinë e vendit.

“Ne si qeveri e re, Qeveria VLEN, nënshkruam marrëveshje kolektive me sindikatat e mjekëve dhe punonjësve shëndetësor, të cilët do të kenë rritje lineare të pagave. Vetëm në muajin nëntor të vitit të kaluar infermierëve u rritë paga me 18 për qind bashkë më punëtorët teknikë. Të cilët kanë filluar tani të marrin 2.500 denarë më shumë. Ndërsa farmacistët, fizioterapistët dhe mjekët e urgjencës do të kenë paga të barabarta me ato të mjekëve të përgjithshëm dhe stomatologëve. Rritje të pagave në sektorin shëndetësor është paraparë të ketë edhe gjatë muajit maj nga pesë deri në tetë për qind. Me rritje të pagave ndaj mjekëve dhe punonjësit shëndetësor, ne motivojmë ata që të përkushtohen edhe një herë më shumë me vullnet të plotë dhe hamendje në shërbim energjik e me rezultate të mira ndaj qytetarëve tanë. Duke marrë parasysh sfidat e punës në urgjencën mjekësore, ku interesi i mjekëve është më i ulët, stimulimi për ta sigurohetpërmes një koeficienti më të lartë për kompleksitetin e shërbimeve. Po ashtu, rritje e koeficienteve është paraparë edhe për punonjësit e shëndetësisë në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë, për shkak të specifikës dhe vështirësisë së punës së tyre”, thonë nga VLEN.

The post Lëvdohen nga VLEN: Me ne në qeveri, infermieret marrin pagë më të lartë për 2.500 denarë appeared first on InfoShqip.com.