Lëvizja Antibixhoz: Gjatë fushatës premtime për mbyllje, tani leje për më shumë kazino
Lëvizja Antibixhoz ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në sektorin e lojërave të fatit, duke deklaruar se është rritur numri i objekteve të kazinove dhe se Qeveria nuk po The post Lëvizja Antibixhoz: Gjatë fushatës premtime për mbyllje, tani leje për më shumë kazino appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lëvizja Antibixhoz ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në sektorin e lojërave të fatit, duke deklaruar se është rritur numri i objekteve të kazinove dhe se Qeveria nuk po i përfill kërkesat e tyre për mbyllje tërësore të tyre.
“Ne nga lëvizja Antibixhoz, nëse nuk bëjmë politikë, nuk do të thotë se nuk i njohim rrethanat rreth nesh. Jemi në gjendje t’i kuptojmë disa veprime tuaja mirëpo nuk mund t’i arsyetojmë,” deklaroi Jushi Emrullai nga kjo lëvizje qytetare.
Ai shtoi se pavarësisht premtimeve gjatë fushatës zgjedhore, ku çështja e bixhozit ishte një nga temat kryesore, qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për të mbyllur kazinotë.
“Të nderuar, të sqarohemi se Lëvizja Antibixhoz nuk sjellë ligje por inicon dhe kërkon nga ju të mbroni qytetarin dhe votuesin, duke i mbyllur të gjitha objektet deri në sjelljen e ligjit të mirëfilltë konform kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz”, theksoi Emrullai.
Qëndrimet e kësaj lëvizjeje janë diametralisht të kundërta me qëndrimet e përfaqësuesve qeveritarë, të cilët arsyetojnë ligjin e ri për organizimin e lojërave të fatit si një hap pozitiv dhe të nevojshëm për rregullimin e kësaj industrie. Flaka
The post Lëvizja Antibixhoz: Gjatë fushatës premtime për mbyllje, tani leje për më shumë kazino appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
