Liberalizimi i vizave la bizneset pa punëtorë, gastronomia dhe ndërtimtaria në krizë
Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për vendin dhe qytetarët, siç duket ka pasur edhe efekte negative siç është largimi i fuqisë puëntore. Kështu po deklarohen njohësit e fushës së ekonomisë. Sipas tyre, bizneset po përballen me mungesë të punëtore, […]
Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për vendin dhe qytetarët, siç duket ka pasur edhe efekte negative siç është largimi i fuqisë puëntore. Kështu po deklarohen njohësit e fushës së ekonomisë.
Sipas tyre, bizneset po përballen me mungesë të punëtore, duke mos anashkaluar as profesionistët e shëndetësisë, që sipas tyre numri i të larguarve është mjaftë shqetësues.
Thirrja që të ndalet ky trend është që Qeveria të reagoj shpejtë me paga dhe kushtet në sektorët pirvat dhe publik.
Rafuna: Bizneset po përballen me mungesën e fuqisë punëtore
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh, e veçanërisht muajve të fundit, pas liberalizimit të vizave.
Rafuna tregon se ndër sektorët më të prekur nga mungesa e punëtorëve jane gastronomia dhe ndërtimtaria.
“Pas liberalizimit të vizave vërehet një mungesë e punëtorëve, mirëpo nuk është e theksuar për shkak se kjo sfidë është qe dy vitet e fundit. Me liberalizim të vizave një pjesë e atyre që kanë pasur mundësi gjatë dy viteve të fundit me emigru, kanë filluar të lëvizin gjatë këtyre muajve të fundit. Ndër sektorët më të prekur nga mungesa e puëntorëve janë gastronomia dhe ndërtimtaria, por duke mos i përjashtuar as sektorët tjerë por tek këta dy sektorë është më së shumti e theksuar”, tha Rafuna.
Kryetari i Odës Ekonomike poashtu thotë se Kosova po importon fuqi punëtore mirëpo ata, siç tha ai, nuk janë stabil pasi kanë pretendime për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
“Kemi punëtorë prej vendeve tjera. Jemi duke importuar fuqi punëtore prej Banglladeshi, Turqisë dhe vendeve tjera mirëpo prap sfida qëndron aty që biznesi nuk po mundet të bazohet në këtë fuqi punëtore që po e inportojmë për arsye se shumica apsolute e tyre që vijnë, përjashto fuqinë punëtore që vjen prej Turqisë, nuk vijnë me pretendime që të qëndrojnë gjatë në Kosovë. Ata po vijnë vetëm derisa të gjejnë një mundësi për tu larguar drejt vendeve të BE-së”, tha ai.
Rafuna tregoi sfidat me të cilat përballen bizneset në Kosovë, duke theksuar të parën, mungesën e fuqisë puëntore.
“Gjatë viteve të fundit mund të themi se pjesa sfida ,mungesa e fuqisë puëntore. Pastaj vjen qasja në financa, e treta, në gjetjen e tregjeve të reja. Dhe më pas vijnë këto sfidat tjera që i kemi të brendshme siç është sundimi i Ligjit të vilat marri shumë kontekste derisa të zgjidhen nëpër gjykata, pastaj çështja e arsimit që ështe e lidhur me kërkesat e tregut të punës, çështja e shëndetësisë, e kështu me radhë “, përfundoi Rafuna për Front Online.
Shahini: Deklaratat e liderëve politik se mund të ketë luftë shkaktojnë pasiguri për investitorët
Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e fuqisë punëtore.
Shahini për “Front Online” thotë se sektori privat dhe ai publik duhet të kujdesen për rritjen e pagave, dhe qeveria të subvencionoj pagat.
“Punëtorët në Kosovë janë çdo ditë duke u bërë temë diskutimi dhe kjo është ndoshta një nga pengesat në të ardhmmën e afërt në Kosovë të mungesë së fuqisë punëtore. Sektori privat dhe ai publik duhet të kujdeset për rritjen e pagave. Qeveria duhet të i subvecnionoj pagat”, theksoi ai.
Shahini thotë se deklarimet e liderëve politik se në Kosovë se nuk ka siguri dhe mund të ketë luftë promovon pasiguri për
“Rënia e fuqisë blerëse është një nga faktorët kryesor ku bizneset po hasin probleme, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e investimeve të huaja, mungesa e ardhjes së kapitalit të pastërt dhe gjithë kjo bën pasiguri dhe deklarimet e liderëve politik se në Kosovë se nuk ka siguri dhe mund të ketë luftë promovon pasiguri për investitorët”, tha ai për Front Online.
Sipas Shahinit, ndër sektorët më të prekur me mungesë të puëntorëve është ai i gastronomisë, ku si pasojë të punësuar ka edhe nga vendet e Azisë.
“Pothuajse mungesa ku ndihet është ai i gastronomisë, tregtisë, prodhimit e ndërtimtarisë. Vazhdimisht interesimi i punëtorëve nga vendet tjera është në rritje sidomos nga vendet e Azisë dhe tashmë kemi shumë punëtorë që kanë ardhur nga viset e Azisë dhe janë këtu”, tha ai për Front Online.
Vranica: Gastronomia sektori më i theksuar me mungesë të fuqisë punëtore
Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve thotë “Front Online” se me mungesë të fuqisë punëtore po përballet sektori i gastronomisë.
Vranica thekson se bizneset e vogla dhe të mëdha kanë telashe më të theksuar kurse bizneset e mëdha janë më të strukturara më të organizuara, me kontrata, me kontribute, me sigurime shëndetësore.
“Po vërehet mungesa e puëntorëve kur po ka kërkesa dhe po ka kandidatë më pak. Tashmë bizneset e mesme dhe të vogla kanë telashe më të mëdha, por bizneset e mëdha reduktohen. Nëse i shohim bizneset e mëdha, kanë shumë akciza, ose kanë siguri për shkak të lidhjeve, dhe nuk ofrojnë kushte të mira. Ka biznese të mesme që ofrojnë kushte të mira. Varet si e bëjnë biznesin. Bizneset e mëdha janë më të strukturara me të organizuara, me kontrata, me kontribute, me sigurime shëndetësore”, tha ai.
Vranica thotë se nuk ka mjaftueshëm puëntor nga vendet tjerë, krahasuar me ikjen e punëtorëve gjatë tre muajve të parë të këtij viti, pas liberalizimit të vizave.
“Nuk ka mjaftueshëm mjaftueshëm puëntor nga vendet e huaja. Po shihet tek bizneset e mëdha se po kanë probleme kur po hapin konkurse, sepse s’po ka të interesuar. Normalisht ka pasur shumë ikje në tre mujorin e parë, e në prill, maj, qershor akoma nuk është konkloduar. Tashmë është ideja tek punët sezonale, por kulmi ikjes është fillimi i vitit”, tha Vranica.
Në fund ai kërkon rregullim të kushteve ndonëse nuk dihet nëse kjo e ndryshon tashmë gjendjen reale.
“Nuk kanë qare pa i rregullu kushtet, por sa është e mjaftueshme është temë tjetër. Nuk mundet me i ndërru edhe politikat e saj. Prandaj e kemi rrezikuar edhe konsumin për tu ndarë të kënaqur edhe me punëtor, me klienta e më të tjerë dhe po shihet se po ka telashe”, tha ai për Front Online.
Raçi: Bizneset do të kenë mungesë të punëtorëve nëse s’reagojnë më shpejtë në rritje pagash
Ekonomisti Imer Raçi thotë për “Front Online” se liberalizimi i vizave ka ndikuar në humbje të punëtorëve profesionistë si doktorë, mjekë apo edhe inxhinierëve.
Ai thekson se bizneset do të kenë mungesë të punëtorëve nëse nuk reagojnë më shpejtë në paga dhe në sigurime shëndetësore.
“Liberalizimi i vizave ka ndikuar përveç pozitivisht, në anën tjetër e ka një humbje për shkak se ka humbje të punëtorëve, ka ikje të punëtorëve të thjeshtë por edhe ikje të profesionistëve si doktorëve e mjekëve, inxhinierëve. Kjo ndikon shumë në zhvillimin ekonomik, përvec saj, bizneset do të kenë mungesë të punëtorëve nëse nuk reagojnë më shpejtë në paga dhe në sigurime shëndetësore, ka me rënë edhe tek rënia e konsumit e që ka me ndiku shumë në ekonominë e Kosovës”, tha ai.
Sipas Raçit ndër sektorët më të prekur nga mungesa e fuqisë puëntore janë sektori shëndetësor, pastaj gastronomia e shumë sektorë të tjera.
“Sektori shëndetësor është prekur më së shumëti, ai i tregtisë dhe ai i gastronomisë, por gjithë sektorët kanë ndikuar të prekën shumë dhe tjetra që ka me ndiku është se janë ulur shumë kriteret. Dhe kam dëgjuar që Gjermania ka nis me ulë kriterët me qëllim që me thithë fuqinë punëtore e që në këtë rast prekët edhe Kosova”, tha Raçi për Front Online.