Liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup: Reforma, fonde dhe bashkëpunim rajonal në fokus

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Shkup në një takim të nivelit të lartë për të diskutuar zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planin e Rritjes, vetëm The post Liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup: Reforma, fonde dhe bashkëpunim rajonal në fokus appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 1, 2025 - 17:00
 0  2
Liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup: Reforma, fonde dhe bashkëpunim rajonal në fokus

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Shkup në një takim të nivelit të lartë për të diskutuar zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planin e Rritjes, vetëm dy javë para raportimit të ardhshëm që do të përcaktojë edhe disbursimin e fondeve të para nga Bashkimi Evropian.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të rajonit, ndërsa BE-ja u përfaqësua nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila u shpreh se është arritur përparim i ndjeshëm, por theksoi se nevojitet intensifikim i mëtejshëm.

“Jemi krenarë të tregojmë rezultatet e para verbalisht. 75% e reformave të dakorduara janë zbatuar ose janë në zbatim, por një e katërta mbetet ende për t’u përmbushur. Inkurajoj liderët të punojnë me përkushtim për pjesën e mbetur. Raporti i radhës do të jetë gati për dy javë dhe pagesat për reformat do të bëhen më pas, nëse kushtet përmbushen,” deklaroi Kos.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, theksoi se vendi i tij i përkushtohet reformave jo për të kënaqur BE-në, por për të mirën e qytetarëve.

“Plani i rritjes nuk është formalitet për ne, por një mjet për të transformuar vendin. Ne jemi mbi mesataren prej 75% që përmendi Komisionerja Kos dhe reformat e mbetura janë në Kuvend,” u shpreh Mickoski.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq optimist për ecurinë e vendit të tij në zbatimin e planit:

“Jemi shumë afër përmbushjes së detyrimeve. Nuk kemi qenë asnjëherë më pranë dhe besoj se do t’i realizojmë të gjitha sipas afateve,” tha Rama.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmendi progresin konkret në terren si rezultat i bashkëpunimit rajonal:

“Kemi funksionalizuar pikat e përbashkëta të kontrollit në Bllacë, Han të Elezit dhe Jazhincë. Këto janë rezultate të bashkëpunimit me qeverinë Mickoski,” tha Kurti.

Në takim morën pjesë edhe Kryeministrja e Bosnje dhe Hercegovinës, Ministri për Çështje Evropiane i Serbisë dhe Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, të cilët rikonfirmuan përkushtimin e vendeve të tyre ndaj reformave dhe integrimit evropian.

Takimi në Shkup u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt konkretizimit të Planit të Rritjes dhe përforcimit të bashkëpunimit rajonal në rrugën drejt BE-së. Flaka Media

The post Liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup: Reforma, fonde dhe bashkëpunim rajonal në fokus appeared first on Flaka, në çdo lajm... .