Lidha e Sindikatat të Maqedonisë kërkoi takim me ministrin Limani për rritje të pagave

Në lidhje me përmirësimin e kushteve dhe rritjen e pagave, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka kërkuar takim me Ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, transmeton Portalb.mk. “Në këtë takim u dakorduar që të dërgohet kërkesë për takim urgjent me ministrin për politikë sociale, demografi dhe rini, Fatmir Limani”, deklaruan nga LSM-ja, […]

shkurt 26, 2025 - 19:00
 0  3
Lidha e Sindikatat të Maqedonisë kërkoi takim me ministrin Limani për rritje të pagave
Fatmir Limani, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Foto nga arkivi i tij personal.

Në lidhje me përmirësimin e kushteve dhe rritjen e pagave, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka kërkuar takim me Ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë takim u dakorduar që të dërgohet kërkesë për takim urgjent me ministrin për politikë sociale, demografi dhe rini, Fatmir Limani”, deklaruan nga LSM-ja, pasi takimit “ku u diskutua për kushtet e vështira për punë dhe rrogat e vogla të të punësuarve”.

Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, sot u takua me përfaqësues të sindikatave mjekësorë dhe mbrojtje sociale në institucione të ndryshme shtetërore për kujdesin e fëmijëve dhe të moshuarve. Sindikatat u ankuan për rroga të vogla në këto institucione.

Ndryshe, mospërmbushja e kushteve higjienike, moskryerja e kontrolleve shëndetësore të punonjësve në kuzhina, mosrealizimi i dezinfektimit janë disa nga shkeljet që inspektorët zbuluan gjatë fundit të vitit 2024 në kuzhinat e shtëpive të pleqve, këndet e lojërave, në shkolla dhe çerdhe në Maqedoninë e Veriut.