Tre ekipe shqiptare në gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut sot janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale, ashtu që tre ekipe shqiptare kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për gjysmëfinale, transmeton Portalb.mk. Struga arriti të fitojë kundër Gostivarit me rezultat 1—0, Shkëndija e fitoi Detonitin me rezultat 0-1. Ekipi i Arsimit që për herë të parë ishte kualifikuar në çerekfinale, arriti të […]

shkurt 26, 2025 - 19:00
 0  4
Tre ekipe shqiptare në gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut
Stadiumi i futbollit në Shkup. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut sot janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale, ashtu që tre ekipe shqiptare kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për gjysmëfinale, transmeton Portalb.mk.

Struga arriti të fitojë kundër Gostivarit me rezultat 1—0, Shkëndija e fitoi Detonitin me rezultat 0-1.

Ekipi i Arsimit që për herë të parë ishte kualifikuar në çerekfinale, arriti të eliminojë në çerekfinale Akademija Pandevin. Pas rezultat 1-1, Arsimi arriti të jetë më i miri nga gjuajtja e penaltive.

Në gjysmëfinale do të jetë edhe Vardari, pasi në çerekfinale fitoi kundër Sileksit me rezultat 1-0.

Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë në vitin 2024, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.