Tensionet mbi gjuhën ruse në Kumanovë: Kur kryetari i Komunës përzihet në punët e MASH-it!
Dimitrievski në takimin me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin paralajmëroi mësimin e gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës. Mirëpo, pas kësaj deklarate pati shumë reagime nga The post Tensionet mbi gjuhën ruse në Kumanovë: Kur kryetari i Komunës përzihet në punët e MASH-it! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Dimitrievski në takimin me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin paralajmëroi mësimin e gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës. Mirëpo, pas kësaj deklarate pati shumë reagime nga partitë shqiptare, drejtorë te shkollave si dhe gjuhëtarë. Eksperti i arsimit Xheladin Murati tha për gazetën KOHA se shkollat duhet të vendosin lirinë e mësimit të gjuhëve të huaja, duke reflektuar orientimin perëndimor të nxënësve, pa u diktuar nga politikanët
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në takimin me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin paralajmëroi mësimin e gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës. Ai tha se në takim është biseduar për më shumë tema aktuale me theks në mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë. Mirëpo, pas kësaj deklarate pati shumë reagime nga partitë shqiptare, drejtorë te shkollave si dhe gjuhëtarë.
Drejtori i shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë, Nagri Rexhepi, deklaroi për gazetën KOHA se vendimet për programin arsimor i bën shkolla në bazë të programeve të miratuara nga ana e BZHA-së dhe MASH-it.
“Përderisa këto plane miratohen nga MASH-i dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, nuk kemi se pse ti diskutojmë ne. Ne nuk vendosim cila gjuhë të mësohet në shkollë të mesme, sepse ne jemi të obliguar ti mësojmë ato gjuhë të huaja të cilët nxënësit i mësojnë në shkolla fillore. Kështu që ne vetëm vazhdojmë ti mësojmë gjuhët që tanimë nxënësit i kanë mësuar në fillore. Në shkollën tonë zakonisht nxënësit mësojnë gjuhën angleze, gjuhën frenge dhe gjuhën gjermane. Po ashtu edhe gjuhën latine si lëndë e pakos zgjedhore në vitin e tretë te drejtimet shoqërore kombinimi A dhe drejtimi matematiko-natyrorë kombinimi B”, tha Rexhepi.
Ndërsa, eksperti i arsimit Xheladin Murati tha për gazetën KOHA se shkollat duhet të vendosin lirinë e mësimit të gjuhëve të huaja, duke reflektuar orientimin perëndimor të nxënësve, pa u diktuar nga politikanët. “Në ditët e sotme, nga këndvështrimi aktual i zhvillimit të shoqërisë demokratike, mësimi i gjuhëve të huaja në shkolla është çështje shumë e rëndësishme, veçanërisht përcaktimi për cilën gjuhë të huaj ka nevojë nxënësi. Nxënësit kanë nevojë për mësimin e gjuhëve si gjuha angleze, frenge, gjermane pse jo edhe gjuha ruse, mirëpo përcaktimi i shoqërisë tonë është për përcaktim perëndimor dhe jo lindor. Prandaj nuk e shohë të arsyeshme që kryetari i një partie të diktoj se cilën gjuhë ta mësojnë nxënësit. Mendoj se shkollat duhet të vendosin vetë se cilën gjuhë duhet mësuar”, tha mes të tjerash Murati.
Nga ana tjetër, nga dega partisë shqiptare opozitare BDI- Kumanovë pati një reagim të menjëhershëm ku thanë se Qeveria e përbërë nga VMRO-ZNAM dhe VLEN pas skandaleve të panumërta në pushtetin qendrorë, hiç më mbrapa nuk janë edhe në pushtetin lokal. “Shprehim shqetësimin se Qeveria e përbërë nga VMRO-ZNAM dhe vasalët e tyre VLEN, pas skandaleve të panumërta në pushtetin qendrorë, hiç më mbrapa nuk janë edhe në pushtetin lokal. Ditën kur Republikës së Shqipërisë iu konfirmua data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, në anën tjetër Maksim Dimitrievski priti në takim ambasadorin rus në zyrat e komunës. Veprat e tyre po e dëshmojnë vizionin tonë se ne kishim të drejt kur në zgjedhje garuam duke i thënë ‘PO EUROPËS, JO RUSISË!’. Me VLEN-in në Qeveri dhe me këshilltarët e komunal të VLEN-it në komunën e Kumanovës, nxënësit tanë për dëshirat e çmendura të Dimitrieveskit me gjasë do të mësojnë edhe gjuhën ruse nëpër shkolla. Në kohën kur e gjithë bota po e bojkoton shtetin rus apo gjithçka që vjen nga Rusia, VMRO-ZNAM dhe VLEN po na e detyrojnë edhe gjuhën ruse në shkollë. Por, BDI nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë një poshtërim të tillë. I bëjmë me dije të gjithë prindërve shqiptar se ne do të mbështesim çdo iniciativë, por edhe do të ndërmarrim masat e duhura për ta parandaluar këtë skandal, që me të vërtet nuk është vetëm lokal por edhe ndërkombëtar”, theksuan nga BDI-Kumanovë.
Ndryshe, dega e VLEN-it në Kumanovë, kanë reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së, duke thënë se kurrikulat për lëndët mësimore në shkollat fillore dhe të mesme miratohen nga ministri i Arsimit me propozim të BZHA-së dhe se kjo nuk është përgjegjësi e Kryetarit të Kryetarit apo e Këshillit Komunal. (koha.mk)
The post Tensionet mbi gjuhën ruse në Kumanovë: Kur kryetari i Komunës përzihet në punët e MASH-it! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .