Ligji i gjuhës Shqipe, Mickoski: Kushtetuta nuk është “tavolinë suedeze”

Pavarësisht apeleve nga koalicioni VLEN dhe reagimeve të  Frontit Europian që Gjykata Kushtetuese të mos luaj me ligjin e gjuhëve në këtë perudhë, sepse vendimi për anulim mund të çojë The post Ligji i gjuhës Shqipe, Mickoski: Kushtetuta nuk është “tavolinë suedeze” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 5, 2024 - 16:00
 0  6
Ligji i gjuhës Shqipe, Mickoski: Kushtetuta nuk është “tavolinë suedeze”

Pavarësisht apeleve nga koalicioni VLEN dhe reagimeve të  Frontit Europian që Gjykata Kushtetuese të mos luaj me ligjin e gjuhëve në këtë perudhë, sepse vendimi për anulim mund të çojë në destabilizim, kështu nuk mendon kryeministri Mickoski.

I pyetur nga Klan Maqedoni, Mickoski deklaroi se të gjithë ata që gëzojnë privilegje nën këtë kushtetutë, duhet të njejtën ta respektojnë. Ai ka porositur qartë partitë politike shqiptare se Kushtetuta nuk është “Tavolinë Suedeze” që të marrësh atë që të pëlqen dhe ta lësh atë që nuk të pëlqen.

“Nuk mendoj se ka mundësi për ndonjë destabilizim. Realiteti ndonjëherë mund të mos u pëlqejë, megjithatë ju duhet ta pranoni atë realitet, nëse vërtetë luftoni për mbizotrim të së drejtës. Ndonjëherë gjërat në jetë janë ashtu siç ju dëshironi, por ndonjëherë nuk janë ashtu siç ju dëshironi. Ky është realiteti në këtë punë të cilën e bëjmë. Kjo nuk është “Tavolinë Suedeze” që ne të marrim atë që na konvenon dhe ta lëmë atë që nuk ka përshtatet në tavolinë. Kjo është rregulli i lojës, a rregulli thotë, mbizotrim i së drejtës, respektim i kushtetutës dhe ligjeve”, tha Mickoski.

The post Ligji i gjuhës Shqipe, Mickoski: Kushtetuta nuk është “tavolinë suedeze” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .