Ligji i posaçëm për garazhin në kate pranë Kuvendit, ku i përzier ishte ministri Toshkovski, është në fazën përfundimtare

Së shpejti do të jetë gati ligji që duhet të zgjidhë problemin e ndërtimit të garazhit në kate pranë godinës së Kuvendit. Nga Kuvendi thonë për BIRN se grupi i punës ka mbajtur tre takime deri më tani dhe se ligji special është në fazën përfundimtare, transmeton Portalb.mk. Për momentin nuk po zbulojnë detaje se […]

Nëntor 6, 2024 - 20:00
 0  5
Ligji i posaçëm për garazhin në kate pranë Kuvendit, ku i përzier ishte ministri Toshkovski, është në fazën përfundimtare
kuvendi

Së shpejti do të jetë gati ligji që duhet të zgjidhë problemin e ndërtimit të garazhit në kate pranë godinës së Kuvendit. Nga Kuvendi thonë për BIRN se grupi i punës ka mbajtur tre takime deri më tani dhe se ligji special është në fazën përfundimtare, transmeton Portalb.mk.

Për momentin nuk po zbulojnë detaje se çfarë kanë rënë dakord deri më tani, por kryeministri Hristijan Mickoski ka lënë të kuptohet për një zgjidhje të mundshme dy muaj më parë.

Ai tha se duhet të zgjidhet problemi i sigurisë që do të krijonte garazhi për objektin, i cili është i një rëndësie jetike, por, nga ana tjetër, ai theksoi se duhet të kompensohet edhe zhvilluesi, gjegjësisht “toka t’i kthehet shtetit dhe të mos ndërtohet objekti”.

Kompania nga Shkupi “Ango” e ka blerë parcelën nga shteti në vitin 2013 për 330.000 euro. Vitin e ardhshëm Komuna Qendër ka lëshuar lejen e ndërtimit, por në terren nuk ka pasur asnjë aktivitet serioz ndërtimor. Afati dhjetëvjeçar deri në të cilin “Ango” duhej të përfundonte garazhin ka skaduar.

Nga Komuna Qendër thonë se kompania tashmë ka paguar 5 mijë euro gjobë, shumë të cilën duhet ta paguajë çdo muaj.

Ndërkohë, pak para afatit, tema e një garazhi në kate u bë sërish aktuale pasi kompania rrethoi parcelën. Më pas u shtrua çështja e rrezikut të sigurisë për Kuvendin nëse bëhet ndërtesa.

Tashmë Kuvendi thotë se është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe “Ango”. Më pas, grupi punues ka punuar për zgjidhjen ligjore, ku përfshihen përfaqësues të Kuvendit, Qeverisë, Drejtorisë për Çështje Pronësore dhe Juridike, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komunës Qendër, Ministrisë së Transportit dhe Avokatit të Popullit.

BIRN zbuloi në shtator se, përveç faktit që ministri aktual i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ishte avokat i firmës, ai është gjithashtu mik dhe fqinj i familjes Tërpkovski, që zotëron Angon. Toshkovski ishte edhe në komisionin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për tjetërsimin e tokës, kur e njëjta parcelë u shit për herë të parë në vitin 2009. Atëkohë bleu kompaninë e naftës në Shkup “Makoil”, e cila më vonë u anulua, kështu që tokën e mori familja Tërpkovski.