Kallëzim penal për shefin e policisë së Koçanit, me veturën e tij private tregonte legjitimacionin zyrtar dhe nuk paguante në pikë-pagesat rrugore

Shefi i policisë A.M. (45) nga Koçani ka pranuar kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave pasi ka vozitur me veturën e tij private disa herë në pikat e pagesës “Kadrifakovë” dhe “Preod” pa paguar në pikëpagesë, duke treguar legjitimacionin zyrtar, transmeton Portalb.mk. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se në lidhje […]

Nëntor 6, 2024 - 20:00
 0  5
Kallëzim penal për shefin e policisë së Koçanit, me veturën e tij private tregonte legjitimacionin zyrtar dhe nuk paguante në pikë-pagesat rrugore
Kallëzim penal për shefin e policisë së Koçanit, me veturën e tij private tregonte legjitimacionin zyrtar dhe nuk paguante në pikë-pagesat rrugore. Foto printscreen nga video e MPB-së

Shefi i policisë A.M. (45) nga Koçani ka pranuar kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave pasi ka vozitur me veturën e tij private disa herë në pikat e pagesës “Kadrifakovë” dhe “Preod” pa paguar në pikëpagesë, duke treguar legjitimacionin zyrtar, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se në lidhje me rastin Ndërmarrja Publike “Rrugë shtetërore” ka siguruar video filmime nga kamerat e sigurisë të pikave të treguara të pagesës në të cilat shihet se zyrtari policor tregon letërnjoftimin dhe kalon pa paguar.

“I raportuari, punonjës i MPB-së si shef i Departamentit për inteligjencë kriminale, statistika dhe dokumentacion në Repartin e Policisë Koçan – SPB Shtip, më 11 korrik të këtij viti, në disa raste ka kaluar në Kadrifakovë dhe Preod me automjetin e tij privat, u ka treguar punonjësve në kabinë identifikimin e tij dhe ka kaluar nëpër kabinat e pagesës”, njofton MPB.

Krahas kallëzimit penal, MPB-ja njofton se do të inicohet një procedurë disiplinore dhe ndërkohë punonjësi i policisë do të largohet nga puna deri në përfundimin e procedurës.