Zajkova: PLD-ja do të veprojë e pavarur në Kuvend

Partia Liberal Demokrate është larguar nga koalicioni me LSDM-në dhe do të veprojë si e pavarur, thotë kryetarja e këtij subjekti, Monika Zajkova. Ajo hedh poshtë informacionet se do të The post Zajkova: PLD-ja do të veprojë e pavarur në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 30, 2024 - 20:00
 0  5
Zajkova: PLD-ja do të veprojë e pavarur në Kuvend

Partia Liberal Demokrate është larguar nga koalicioni me LSDM-në dhe do të veprojë si e pavarur, thotë kryetarja e këtij subjekti, Monika Zajkova. Ajo hedh poshtë informacionet se do të kalojë në mazhorancë.

“Si deputete mbetem e pavarur në Kuvend. PLD-ja është një subjekt politik i pavarur dhe ka ende shumë kohë deri në zgjedhjet lokale. Organet partiake do të vendosin për hapat e mëtejshëm dhe se si do të veprojë PLD-ja”, ka thënë Zajkova.

Zgjerimi i koalicionit qeverisës, Mickoski: Të mirëseardhur, ata që përkrahin politikat e Qeverisë

Koalicioni qeveritar është stabil, por mund t’i bashkëngjitet kushdo që mbështet dhe ndan politikat e Qeverisë. Kështu i komentoi kryeministri, Hristijan Mickoski, deklarimet për mundësinë e bashkimit eventual të Monika Zajkovës dhe PLD-së me koalicionin qeverisës. Ai thotë se është një proces që duhet të ketë mbështetje nga të gjitha palët dhe se nuk mjafton vetëm fjala e Mickoskit.

“Mund të them se koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm me pothuajse një shumicë zyrtare prej 2/3 në Parlament, por atij mund t’i bashkohet kushdo që mbështet dhe ndan politikat e Qeverisë. A do të bëhen zyrtarisht pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e kam diskutuar ende brenda partisë dhe koalicionit. Është një proces që duhet të ketë mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë – nuk është e rëndësishme çfarë thotë vetëm Mickoski. Është e mirëseardhur çdo mbështetje për politikat e qeverisë nga cili do deputet në kuadër të votimit në Kuvend”, deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Zajkova në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte kandidate për deputete, e radhitur pas Dimitar Kovaçevskit në njësinë zgjedhore numër një, ku partia e saj fitoi një mandat deputeti.

The post Zajkova: PLD-ja do të veprojë e pavarur në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .