Lladrovcin e viziton djali i Thaçit: Takimet me të më zgjojnë emocione – rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçin. Lladrovci për Endritin thotë se është një mysafir i rrallë e i çmuar. “Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve. Veprimtaria e përbashkët atdhetare […]
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçin.
Lladrovci për Endritin thotë se është një mysafir i rrallë e i çmuar.
“Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve. Veprimtaria e përbashkët atdhetare me mikun tim, Hashim Thaçin, është e begatë dhe duhet kujtesë e fuqishme për renditjen e shumë ngjarjeve, nga njohja, te aksioni i parë i UÇK-së më 1992, e deri te vizita në Hagë”, ka shkruar Lladrovci.
“Endriti është krenari e familjes Thaçi, me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Latif Thaçit. Faleminderit për vizitën Endrit!”.