Llamallari përfundon në burg
Rreth orës 13:20, nëpunësit policorë të Njësitit për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar 42-vjeçarin nga Shkupi, M.Ll., në hotel në rajonin e Bit Pazarit Sipas informacioneve The post Llamallari përfundon në burg appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Rreth orës 13:20, nëpunësit policorë të Njësitit për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar 42-vjeçarin nga Shkupi, M.Ll., në hotel në rajonin e Bit Pazarit
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për TV21, Llamallari është kërkuar me fletarrest qendror, të lëshuar me urdhër gjyqësor për mbajtjen e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale në përputhje me nenin 394 (shoqërim kriminel), nenin 353 (keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar) dhe nenin 264 (cënim të rendit dhe qetësisë publike) nga Kodi Penal.
Personi është mbajtur në Stacionin policor në Bit Pazar për procedurë të mëtejme.
Llamallari në rolin e kryetarit të Bordit të drejtorëve në Shoqërinë Aksionare për menaxhim me hapësira banesore dhe afariste, e ka formuar dhe organizuar grupin i cili ka vepruar.
“Ai edhe pse e ka ditur se hoteli “Shar An”, i cili gjendet në Çarshi të Shkupit, paraqet trashëgimi kulturore dhe është pjesë e mbrojtur dhe nuk mund të jetë lëndë e shitjes, nuk i ka ndërmarrë autorizimet e tija ligjore për mbrojtjen e objektet, por ka kërkuar nga një pjesë e pjesëtarëve të grupit të kryejnë rrënimin dhe shkatërrimin e tij të kundërligjshëm”, patën njoftuar nga Prokuroria Publike Themelore. (Tv21)
The post Llamallari përfundon në burg appeared first on Flaka, në çdo lajm... .