Lloga i përgjigjet Mickoskit: Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajazit dhe Reçicës së Vogël

Për fat të keq ai vendosi që në vend që të punojë për qytetarët, krijoi terren pjellor nga Zajazi nga ku i do të lindin kuadro në prokurori dhe drejtës”, kështu deklaroi mandatari Hristijan Mickoski për të cilën i është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Lloga tha se fati i Mickoksit që të bëhet […]

qershor 12, 2024 - 21:01
 0  7
Lloga i përgjigjet Mickoskit: Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajazit dhe Reçicës së Vogël

Për fat të keq ai vendosi që në vend që të punojë për qytetarët, krijoi terren pjellor nga Zajazi nga ku i do të lindin kuadro në prokurori dhe drejtës”, kështu deklaroi mandatari Hristijan Mickoski për të cilën i është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Lloga tha se fati i Mickoksit që të bëhet kryeministër, nga viti 2010 ishte mes Zajazit dhe Reçicës së Vogël dhe shtoi se ndonjëherë edhe selia e VMRO-së ishte në këto vende.

“I nderuar mandatar,
Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajasit dhe Reçicës së Vogël, ndonjëherë edhe selia juaj ishte aty, prinë e ngrirë para gjykatës. Ndoshta edhe kishit të drejtë, por atëherë fati, sipas njerëzve tuaj, varej në ato koordinata.
I nderuar z. Mickoski,
Unë jam përgjegjës për Ministrinë e Drejtësisë që nga data 01.03.2023 dhe përgjegjësia ime është e kufizuar për shkak të faktit që të gjithë ata kuadro me të cilët ju po spininoni, janë të punësuar si pjesë e qeverisjes tuaj nga viti 2006 deri më 2017, disa nga “tefterçja” e Gordes, disa nga gjyqësori “svarovski” të cilin ju e ndërtuat për më shumë se një dekadë. Dhe në fund, sistemi gjyqësor ende nuk mund të ngrihet në këmbë për shkak të njeriut për të cilin ju shërbyet si Sekretar i përgjithshëm, respektivisht njeriut që ju zgjodhi të bëheni kryetar i VMRO-DPMNE. Edhe 1 miliard euro nga ai do t’ju vijë, dhe vizita e parë zyrtare do të jetë nga ana e kujdestarit të tij”, ka shkruar Lloga.