LSDM: Dhjetë të burgosur janë arratisur nga Shutka, të shkarkohen Pandov dhe Utkovski
Partia maqedonase në opozitë LSDM, thotë se nga burgu i Shutkës janë arratisur dhjetë të burgosur, duke shtuar se autoritetet u përpoqën të fshehin informacionin nga publiku. LSDM kërkon që The post LSDM: Dhjetë të burgosur janë arratisur nga Shutka, të shkarkohen Pandov dhe Utkovski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Partia maqedonase në opozitë LSDM, thotë se nga burgu i Shutkës janë arratisur dhjetë të burgosur, duke shtuar se autoritetet u përpoqën të fshehin informacionin nga publiku.
LSDM kërkon që të shkarkohet drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve Aleksandar Pandov.
“Paaftësia e qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe kuadrove të Mickoskit është evidente në çdo hap. Ku është Pandovi tani që të mbajë një konferencë për shtyp dhe të thotë se si ndodhi që 10 të burgosur ikën prej tij dhe të marrë përgjegjësinë për lëshimet? Ky është edhe një konfirmim se Hristijan Mickoski ka emëruar personel të papërshtatshëm dhe joprofesionist në drejtori vetëm sipas çelësit partiak”.
“Më e pakta që duhet të bëjë Mickoski është të shkarkojë drejtorët e paaftë, Aleksandar Pandov dhe Boban Utkovski”, thonë nga LSDM.
The post LSDM: Dhjetë të burgosur janë arratisur nga Shutka, të shkarkohen Pandov dhe Utkovski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .