LSDM-ja për thirrjen e Mickoskit për bashkim: Nuk do të nxisim tensione dhe përçarje ndëretnike

“Mos shih atë që bëj, por dëgjo atë çfarë them”. Ky është komenti më i përshtatshëm për paraqitjen e djeshëm të Mickoskit me rastin e Ditës së Pavarësisë. Fatkeqësisht, mesazhet protokollare për bashkim, nuk kanë të bëjnë me realitetin e servuar nga VMRO-DPMNE dhe politikat që ka praktikuar në këta dy muaj, reaguan nga LSDM […]

shtator 9, 2024 - 21:00
 0  7
LSDM-ja për thirrjen e Mickoskit për bashkim: Nuk do të nxisim tensione dhe përçarje ndëretnike
Foto: Selia e LSDM-së

“Mos shih atë që bëj, por dëgjo atë çfarë them”. Ky është komenti më i përshtatshëm për paraqitjen e djeshëm të Mickoskit me rastin e Ditës së Pavarësisë. Fatkeqësisht, mesazhet protokollare për bashkim, nuk kanë të bëjnë me realitetin e servuar nga VMRO-DPMNE dhe politikat që ka praktikuar në këta dy muaj, reaguan nga LSDM pasi dje në Ditën e Pavarësisë përmes një fjalimi, kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje për reforma opozitare dhe bashkim drejt platformës së tij me 10 parime, transmeton Portalb.mk.

LSDM thekson se “thirrjet për dekriminalizimin e opozitës janë përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar skandalet e veta në të cilat po mbytet Mickoski” sepse përveç foltores partiake e cila përdoret për përhapjen e gënjeshtrave dhe skandaleve të sajuara kundër opozitës, kryeministri nuk ka dëshmuar asnjë kriminalizim.

“Përderisa Mickoski thotë se partizimi në shoqëri duhet të ndalet, ai dhe VMRO-DPMNE po zbatojnë një partizim të ashpër të aparatit shtetëror. Dënohen dhe ngacmohen të gjithë ata që nuk ndjekin politikat e VMRO-DPMNE-së. Punonjësit nënçmohen dhe rishpërndahen, punësohen kuadro të paaftë partiake, për të cilat i gjithë vendi qesh. Etiketohen individë dhe grupe që mendojnë ndryshe ose kërkojnë diçka që VMRO-DPMNE nuk dëshiron ta japë. VMRO-DPMNE zbaton partizim në çdo nivel shoqëror, madje edhe për tema të dhimbshme siç janë asistentët personal edukativë”, reagojnë nga LSDM pasi dje Mickoski theksoi ndalimin e partizimit të shoqërisë si parim të dytë të platformës së tij.

Sipas LSDM-së, “Mickoski në mëngjes thotë se duhet t’u jepet fund temave etnike dhe polarizimit, ndërsa pasdite VMRO-DPMNE nxit tensione etnike, krijon konspiracione për destabilizim, krijon imazh të destabilitetit ndëretnik.

“Mickoski thotë se ka dashur të krijojë shtet ligjor, por padyshim që duhet të vlejë për të gjithë, përveç atij dhe bashkëpartiakëve. Mickoski dhe partnerët e tij duhet të jenë në gjendje të shkelin ligjet për të cilat nuk ka përgjegjësi, por duhet të ketë një shtet ligjor. Të mbrohen politikisht të gjithë ata që janë në interes të VMRO-DPMNE-së nga zyrtarët më të lartë e deri tek ata më të ulëtit, madje edhe kur kërcënojnë sigurinë e shtetit në kufi. Por të gjithë të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi, kjo është ideja e Mickoskit për shtet juridik”, theksoi LSDM-ja

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë është parti shtetformuese, qëndron në reagimin e LSDM-së dhe nuk do të jetë opozitë destruktive siç ishte VMRO-DPMNE.

“Ne nuk do të bllokojmë masat dhe ligjet në Kuvend nëse janë të mira për qytetarët, nuk do të bllokojmë rrugën evropiane të vendit, nuk do të nxisim tensione dhe përçarje ndëretnike. Është koha që VMRO-DPMNE të piqet dhe ta pranojë këtë mënyrë të politikës, kështu që atëherë do të kemi mundësi për bashkim kombëtar dhe konsensus politik. Por kjo kërkon lidership, përgjegjësi dhe vullnet për të vënë interesin kombëtar mbi interesin partiak. LSDM-ja e ka dëshmuar se mund ta bëjë këtë, por VMRO-DPMNE-ja ende nuk e ka mësuar”, u përgjigj LSDM.

Kryeministri Hristijan Mickoskit më 08.09.2024 shpalosi propozimin e tij për krijimin e një platforme për bashkim nacional.