Vetëm gjysma e mbi 18 mijë amvisërive do t’i marrin subvencionet e premtuara për inverterë

Qytetarët të cilët para nëntë muajsh kanë aplikuar për vauçerë për inverterë se ende nuk kanë informacion për procedurën për të cilën Qeveria e kaluar ka përcaktuar buxhetin prej 4.1 milionë euro, shkruan Racin.mk, transmeton Portalb.mk. Sipas thirrjes në të cilin në muajin shkurt aplikuan 18.805 qytetarë për vauçerë për inverterë ndërsa afati për vendosjen […]

shtator 9, 2024 - 21:00
 0  7
Vetëm gjysma e mbi 18 mijë amvisërive do t’i marrin subvencionet e premtuara për inverterë
inverter, klima

Qytetarët të cilët para nëntë muajsh kanë aplikuar për vauçerë për inverterë se ende nuk kanë informacion për procedurën për të cilën Qeveria e kaluar ka përcaktuar buxhetin prej 4.1 milionë euro, shkruan Racin.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas thirrjes në të cilin në muajin shkurt aplikuan 18.805 qytetarë për vauçerë për inverterë ndërsa afati për vendosjen e kondicionerëve është deri më 30 nëntor, do të ndahen 8.000 vauçerë, por tashmë përmes Ministrisë së re të Energjisë.

Masa u promovua nga ministri i mëparshëm i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe synimi ishte inkurajimi i qytetarëve për zbatimin e efikasitetit energjetik në amvisëri. Masa vlente për të gjithë territorin e vendit. Thirrja u mbyll për vetëm katër ditë, për shkak të interesit të madh.

Vlera evauçerëve është 25.000 denarë për amvisëri për komunat në rajonin e Pellagonisë (Manastir, Demir Hisar, Krivogashtani, Krushevë, Mogilla, Prilep, Resnjë, Novaci, Dollneni) dhe rajonin jugperëndimor (Vevçan, Dibër, Debarcë, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Plasnicë, Strugë, Qendra Zhupa), dhe nga 23.000 denarë për komunat në rajonin e Shkupit, rajonin Lindor, Juglindor, Veri-Lindor, Vardarit dhe Pollogut.

Por tani, vauçerët do të ndahen përmes Ministrisë së re të Energjisë, dhe ngadalësimi i procesit është pjesërisht për shkak të zgjedhjeve që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut në prill dhe maj, dhe pjesërisht për shkak të riorganizimit të ministrive në qeverinë e re.