Luiz Ejlli, DJ Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Mos luj”

Luiz Ejlli, DJ Gimi – O dhe Ermal Fejzullahu kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Mos luj” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale. Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme në videoklip në projektin veror. Foto: Screenshot/YouTube Teksti është shkruar nga Ghulo me melodi të realizuar nga […]

qershor 26, 2024 - 15:01
 0  9
Luiz Ejlli, DJ Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Mos luj”

Luiz Ejlli, DJ Gimi – O dhe Ermal Fejzullahu kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Mos luj” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme në videoklip në projektin veror.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Ghulo me melodi të realizuar nga Nurteel.

Ky i fundit u kujdes edhe për producimin bashkë me Çelik Lipën në studion ‘SBS Entertainment’.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja iu besua Valon Azirit, e që tashmë e plotë ndodhet në platformën YouTube në kanalin e SBS.

Ermali dhe Luizi nuk ka dyshim se janë një nga emrat më të pëlqyer në estradë.