Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare
Mbrëmë (e martë) është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2025. Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me “Zjerm”, arriti të kualifikohet për në finalen e madhe. Reagimet qenë të shumta dhe shumë nga të famshmit iu gëzuan këtij suksesi të tyre. Foto: Screenshot/Instagram Ka qenë Luiz Ejlli që ka bërë një reagim pas […]

Mbrëmë (e martë) është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2025.
Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me “Zjerm”, arriti të kualifikohet për në finalen e madhe.
Reagimet qenë të shumta dhe shumë nga të famshmit iu gëzuan këtij suksesi të tyre.
Ka qenë Luiz Ejlli që ka bërë një reagim pas kalimit në finale, meqë edhe vet ka qenë pjesëmarrës i një kompeticioni të tillë në 2006, duke përfaqësuar Shqipërinë me “Zjarr e Ftohtë”.
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Sonte nuk u kualifikua thjesht një këngë, u kualifikua një rrënjë.
Një brez i tërë që është rritur mes melodive të së kaluarës dhe tingujve të së ardhmes.
Shkodra Elektronike nuk zgjodhi rrugën e lehtë, zgjodhi rrugën e vërtetë, zgjodhi të jetë ndryshe, të jetë vetëvetja.
Dhe Evropa u ngrit në këmbë.
E ndjej këtë jo si sukses, por si thirrje: T’i besojmë më shumë vetes sonë, gjuhës, tingullit dhe rrënjëve tona.
Kur muzika është e sinqertë, ajo nuk ka nevojë për përkthim.
Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare.
Finalja është vetëm fillimi.
Shkodra foli! Evropa dëgjoi!”.