Lushtaku për mosanëtarësimi në KiE: Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak

Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti. Lushtaku ka thënë se Kosova me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla, ose siç i quan ai “recitues qesharak”, “kaq poshtë ka rënë Kosova”. “Në fillim thanë se për anëtarësim në Këshill të Evropës ishte […]

maj 18, 2024 - 00:00
 0  8
Lushtaku për mosanëtarësimi në KiE: Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak
lushtaku-per-mosanetaresimi-ne-kie:-kaq-poshte-ka-ra-kosova-nen-udheheqjen-e-ketyre-recituesve-qesharak

lushtaku-per-mosanetaresimi-ne-kie:-kaq-poshte-ka-ra-kosova-nen-udheheqjen-e-ketyre-recituesve-qesharak

Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Lushtaku ka thënë se Kosova me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla, ose siç i quan ai “recitues qesharak”, “kaq poshtë ka rënë Kosova”.

“Në fillim thanë se për anëtarësim në Këshill të Evropës ishte kusht t’i falen 24 hektarë Manastirit, gënjyen e dështuan. Tash paramendojeni, “vetmenaxhimi” është bërë kërkesë e pa kompromis e bashkësisë ndërkombëtare. Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak. Kaq për vizionin e strategjinë diplomatike të Binit, Donikës e sojit të tyre”, ka shkruar Lushtaku, në Facebook.