Madonna ndahet nga i dashuri i saj 35 vjet më i ri
Ikona e muzikës, Madonna, thuhet se është ndarë nga partneri i saj, i cili me profesion është boksier dhe trajner i fitnesit. Këngëtarja, 65-vjeçare, filloi lidhjen me Josh Popper, 30-vjeç, pasi u takuan përmes djalit të saj vitin e kaluar. Josh dhe Madonna nisën romancën në fillim të vitit 2023, duke e zyrtarizuar atë në […]
Ikona e muzikës, Madonna, thuhet se është ndarë nga partneri i saj, i cili me profesion është boksier dhe trajner i fitnesit.
Këngëtarja, 65-vjeçare, filloi lidhjen me Josh Popper, 30-vjeç, pasi u takuan përmes djalit të saj vitin e kaluar.
Josh dhe Madonna nisën romancën në fillim të vitit 2023, duke e zyrtarizuar atë në shkurt.
Dyshja ishin fillimisht të pandashëm, me artisten që e brohoriste në një nga ndeshjet e tij të boksit në mars dhe ai iu bashkua asaj për një pushim në Portugali për ditëlindjen e saj në gusht.
Madonna është takuar shumë rrallë me Popper këtë periudhë sepse ka qenë shumë e zënë.
“Nuk ka ndonjë gjë mes tyre, ata ende kanë raporte të mira me njëri-tjetrin. Ata po qëndrojnë vetëm miq”, tha një burim për The Sun.
Ata u takuan përmes djalit të saj të adoptuar, David Banda, 18 vjeç, i cili kishte marrë mësime boksi në palestrën e tij Bredwinners në New York.
Ndërkohë, këngëtarja e “Material Girl” ka qenë e përfolur për shumë lidhje në të kaluarën.
Ajo ishte e martuar me aktorin Sean Penn nga viti 1985 deri në 1989.
Lidhja e saj më e famshme është me regjisorin Guy Ritchie, nga viti 2000 deri në 2008. /Telegrafi/