Mandati i gjyqtares Elsa Toska, Tabaku: Spiropali ka ndërmarrë një nismë anti-kushtetuese…
Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërmarrë një nismë anti-kushtetuese për të zgjatur mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska. Për të argumentuar reagimin e saj, demokratja rikujton ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 për Reformën në Drejtësi futi në Kushtetutë disa dispozita kalimtare për mandatet e anëtarëve të […]
Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërmarrë një nismë anti-kushtetuese për të zgjatur mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska.
Për të argumentuar reagimin e saj, demokratja rikujton ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 për Reformën në Drejtësi futi në Kushtetutë disa dispozita kalimtare për mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas saj, në këto dispozita gjendet edhe neni 179, pika 3, i cili saktëson se gjyqtarëve të emëruar pas vitit 2017 u përfundon mandati në vitin 2025, ndërsa atyre të emëruar pas vitit 2020 u përfundon mandati në vitin 2028.
Reagimi i Jorida Tabaku
Tentativa për t’u fshehur pas tymnajës
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka ndërmarrë një nismë antikushtetuese për të zgjatur mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska. Për të kuptuar më mirë këtë veprim, është e rëndësishme të rikujtojmë dy elemente kyçe. Në vitin 2016, Parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi dhe futi në Kushtetutë disa dispozita kalimtare për mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në këto dispozita gjendet edhe neni 179, pika 3, i cili saktëson se gjyqtarëve të emëruar pas vitit 2017 u përfundon mandati në vitin 2025, ndërsa atyre të emëruar pas vitit 2020 u përfundon mandati në vitin 2028.
Tre vjet pas këtyre ndryshimeve kushtetuese, Parlamenti, nën drejtimin e shumicës socialiste, u përfshi në një ngërç tjetër. Për të shmangur këtë situatë, opozita kërkoi këshillim nga Komisioni i Venecias. Në mendimin e tij miqësor të vitit 2020, Komisioni Venecias sqaroi se neni 179 i Kushtetutës kishte për qëllim që 9 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të ndaheshin në tre grupe, me nga tre gjyqtarë secili, për të garantuar zëvendësimin gradual të tyre. Ky rregull për të ruajtur përpjesëtimin u përfshi edhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
Arsyeja, sipas Komisionit të Venecias, lidhej me ruajtjen e balancës dhe evitimin e bllokimit të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Skema e ndarjes së mandateve në distanca kohore prej tre vitesh mbështet këtë parim kushtetues të funksionimit të GJK.
Komisioni i Venecias e përcaktoi qartësisht jo vetëm mënyrën e emërimit të gjyqtarëve, por edhe skemën e përfundimit të mandateve, ku për znj. Toska, mandati përfundon në vitin 2025.
Lindin disa pyetje: Përse Kryetarja e Kuvendit e interpreton me syze të tjera një dispozitë që është e qartë, si në mendimin e Komisionit të Venecias, ashtu edhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, neni 86, pika 3? A është kjo një përpjekje për të manipuluar Kushtetutën dhe për të zgjatur mandatin e ndonjë gjyqtareje tjetër? Apo ka për qëllim Kryetarja e Kuvendit të mbanë të kapur Gjykatën Kushtetuese me vendime arbitrare, duke minuar Reformën në Drejtësi?
A ka vendosur Kryetarja e Kuvendit të hedhë poshtë Kushtetutën dhe mendimin e Komisionit të Venecias, të cilit vetë i është drejtuar?
Diferenca mes atyre që pretendojnë se e mbrojnë drejtësinë e pavarur dhe atyre që nënshkruajnë për zgjatjen e mandateve antikushtetuese është tashmë e qartë për të gjithë. Siç ka thënë edhe Presidenti Ëilson, “Demokracia është një sistem i tmerrshëm, por për sa kohë që nuk kemi diçka më të mirë, duhet të luftojmë për të.”