Maqedonasit në Shqipëri nuk e njohin regjistrimin, do të kërkojnë regjistrim të ri të popullsisë
Një pjesë e shoqatave maqedonasve në Shqipëri kanë paralajmëruar se së shpejti do të dalin me deklaratë të përbashkët për mosnjohjen e rezultateve të regjistrimit të popullsisë në vend. Ata bëjnë të ditur se do të kërkojnë që të bëhet regjistrimi i ri. “Ne po përgatisim deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e minoriteteve greke, vllahe […]
Një pjesë e shoqatave maqedonasve në Shqipëri kanë paralajmëruar se së shpejti do të dalin me deklaratë të përbashkët për mosnjohjen e rezultateve të regjistrimit të popullsisë në vend. Ata bëjnë të ditur se do të kërkojnë që të bëhet regjistrimi i ri.
“Ne po përgatisim deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e minoriteteve greke, vllahe dhe të tjera në të cilën nuk i njohim rezultatet e regjistrimit. Në të, ne do të theksojmë prova të forta se rezultatet janë të falsifikuara dhe manipulim i pastër. Deklaratën do t’ua dorëzojmë të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, tha për MIA, Vasil Sterjovski, kryetar i partisë maqedonase, MAEI.
Hapi i tillë vjen pasi që sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në Shqipëri jetojnë 2281 maqedonas, që është përgjysmë më pak në krahasim me regjistrimin e vitit 2011. Nga ana tjetër, surpriza më e madhe është numri i pjesëtarëve të minoritetit bullgar, i cili deri në vitin 2017 nuk njihej fare në Shqipëri.
Numri i bullgarëve të regjistruar në Shqipëri është 7957. Më herët akuzat për falsifikimin e të dhënave i hodhi poshtë drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Duli, e cila tha se regjistrimi ishte transparent dhe profesional sipas standardeve ndërkombëtare.