Gir: Shpërbërja e Këshillit Gjyqësor është përzierje në pushtetin gjyqësor
Ambasadori evropian në vend David Geer sot ka folur për idenë e kreut të qeverisë, Hristijan Micksoki për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, i cili vlerëson se kjo do të paraqiste ndërhyrje në pavarësisë e gjyqësorit, dhe nëse e njëjta ndodhë atëherë kjo do të shkaktonte shqetësim serioz për Bashkimin Evropian. Davi […]
Ambasadori evropian në vend David Geer sot ka folur për idenë e kreut të qeverisë, Hristijan Micksoki për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, i cili vlerëson se kjo do të paraqiste ndërhyrje në pavarësisë e gjyqësorit, dhe nëse e njëjta ndodhë atëherë kjo do të shkaktonte shqetësim serioz për Bashkimin Evropian.
Davi Geer, euroambasador
“Përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës nuk duhet të bëhen në një mënyrë që do të shkelte parimet e ndarjes së pushteteve. Për shembull, shpërbërja e Këshillit Gjyqsor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik do të nënkuptonte ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe do të jetë një çësthje shqetësuese. Po kështu edhe për idenë e ndajres së Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë, një institucin që besojmë se duhet të shërbejë si garantues i meritokracisë dhe paanshmërisë në gjyqësor”
Edhe kryetarja e Këshillit Gjyqësor nuk e mbështet idenë e kryeministrit, pasi sipas saj me shprëndarjen e këshillit, deri në formimin e ri të Këshillit Gjyqësor do të krijohet një vakum që do të mundësojë vjetërsimin e shumë veprave penale, dhe sipas saj duhet të ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale.
Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor
“Duhet të them patjtetër, si juriste parasëgjithash nuk e mbështes tezën për përgjegjësi kolektive. Qëndrimi im personal është se duhet të ketë përgjegjësi individuale, dhe kjo përgjegësi individuale të jetë e detektuar saktësisht dhe e sanksionuar. Secila përgjegjësi ka emër dhe mbiemër, le të detektohet, dhe çdo kush të mbartë sanksionin individual për atë që e ka bërë kundër ligjit”
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Ivan Xholev, qëndron në një linjë me Damevën, ku sipas tij pushteti ekzekutiv mund të ketë propozime për reforma në sistemin gjyqësor por, jo pa konsultimin e pushtetit gjyqësor.
Ivan Xholev, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve
“Mendoj që e gjithë ajo që flitet rreth reforamve në sistemin gjyqësor, duhet të bëhet në bazë të konsultimeve mes pushteteve gjyqësore, gjithçka ndryshe do të thotë mosrepektim i pushtetit gjyqësor , gjithçka ndryshe do të thotë shtypje e pushteti gjyqësor, në këtë kontekst apleojë secili të përmbahet në kompetencat e veta “
Shpërndarja dhe reforma ligjore e Këshillit Gjyqësor është pjesë e premtimeve të VMRO-DPMNE-së nga fushata parazgjedhore. Kryeministri Hristijan Mickoski, në daljet e deritanishme publike, e vuri në dukje reformimin e këtij organi të drejtësisë si një nga prioritetet e qeverisë aktuale.
Sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, anëtarët e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve kanë mandat gjashtë vjeçar, me të drejtë për zgjedhje të tjera pas skadimit të së paku gjashtë viteve nga përfundimi i mandatit të mëparshëm./SHENJA/