Maqedonci për Afrim Bunjakun: Heronjtë si ai mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit

Sot janë bërë një vit nga vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se heronjtë si Afrim Bunjaku mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut. “Sot një vit më parë ra heroikisht në krye të detyrës Rreshter Afrimi […]

shtator 24, 2024 - 14:01
 0  5
Maqedonci për Afrim Bunjakun: Heronjtë si ai mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit
maqedonci-per-afrim-bunjakun:-heronjte-si-ai-mbesin-te-skalitur-pergjithmone-ne-memorien-e-popullit

maqedonci-per-afrim-bunjakun:-heronjte-si-ai-mbesin-te-skalitur-pergjithmone-ne-memorien-e-popullit

Sot janë bërë një vit nga vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se heronjtë si Afrim Bunjaku mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut.

“Sot një vit më parë ra heroikisht në krye të detyrës Rreshter Afrimi Bunjaku. Heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike nga ne, shpritërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë.”

Maqedonci ka shkruar se heroizmi i Afrim Bunjakut kapërcen momentalen duke u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë e sakrificës.

“Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës. Në shenjë nderimi për këtë hero, në përvjetorin e shkëputjes fizike nga jeta të Rreshter Afrimit, së bashku me Kryeministrin Kurti, kolegët ministra e ambasadorë, bëmë homazhe para varrit të rreshterit në Samadrexhë të Vushtrrisë. Figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”