Sot do të ketë regjim të veçantë komunikacioni në disa rrugë të Shkupit
SPB Shkup njofton se për shkak të mbajtjes së protestës, sot (10.12.2024) duke filluar nga ora 14:00, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në udhëkryqin mes Blv. “Nikolla Karev” dhe rrugës “Prohor Pçinjski” në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Gjithashtu, duke filluar nga ora […]
SPB Shkup njofton se për shkak të mbajtjes së protestës, sot (10.12.2024) duke filluar nga ora 14:00, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në udhëkryqin mes Blv. “Nikolla Karev” dhe rrugës “Prohor Pçinjski” në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Gjithashtu, duke filluar nga ora 16:00, për shkak të mbajtjes së marshit protestues, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit. Gjegjësisht, traseja e lëvizjes së marshit do të zhvillohet nga para Ministrisë së Mjedisit në rrugën “Filipi i Dytë”, në drejtim të Kuvendit të RMV-së në rrugën “11 Tetori”, drejt në rrugën “Dimitrie Çupovski”, në të djathtë mu në rrugën “Vasil Glavinov” dhe drejt përgjatë Blv. “VMRO” deri para Qeverisë RMV-së në Blv. “Ilinden”, njoftojnë nga MPB.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.