Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosin marrëveshje për sistemin “One Stop” në kufi
Beograd, 9 maj 2025 – Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq, nënshkruan sot në Beograd një marrëveshje ndërqeveritare për vendosjen The post Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosin marrëveshje për sistemin “One Stop” në kufi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Beograd, 9 maj 2025 – Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq, nënshkruan sot në Beograd një marrëveshje ndërqeveritare për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në pikën kufitare Tabanoc–Preshevë, shkruan Flaka.
Kjo marrëveshje synon zbatimin e sistemit “One Stop”, që përshpejton dhe thjeshton procedurat e kontrollit kufitar për udhëtarët dhe mallrat duke i kryer ato në një vend të vetëm nga të dy shtetet.
Zbatimi i këtij sistemi synon të lehtësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, të rrisë efikasitetin administrativ dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar midis dy vendeve.
Sistemi “One Stop” është tashmë funksional në pikën kufitare Bllacë–Hani i Elezit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ndërsa në të ardhmen e afërt pritet të zbatohet edhe me Shqipërinë. Flaka Media
The post Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosin marrëveshje për sistemin “One Stop” në kufi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .