Të burgosurit në Strugë hyjnë në grevë urie për shkak të ndërprerjes së vikendeve

Strugë, 9 maj 2025 – 13 të burgosur në Institucionin Korrektues të Strugës kanë hyrë në grevë urie, në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së vikendeve, të cilat sipas rregulloreve të The post Të burgosurit në Strugë hyjnë në grevë urie për shkak të ndërprerjes së vikendeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 20:00
 0  4
Të burgosurit në Strugë hyjnë në grevë urie për shkak të ndërprerjes së vikendeve

Strugë, 9 maj 202513 të burgosur në Institucionin Korrektues të Strugës kanë hyrë në grevë urie, në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së vikendeve, të cilat sipas rregulloreve të brendshme dhe ligjeve në fuqi, u takojnë si e drejtë e garantuar, njofton Flaka Media

Sipas burimeve nga brenda institucionit, masa për ndërprerjen e vikendeve është vendosur të zgjasë për një periudhë gjashtëmujore, por pa ndonjë vendim ligjor të qartë apo shpjegim zyrtar, çka ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek të dënuarit.

Të burgosurit kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të kësaj të drejte, e cila për ta përfaqëson një nga të paktat mundësi për të ruajtur lidhjen me familjet dhe për të mbajtur dinjitetin njerëzor gjatë vuajtjes së dënimit.

Ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, do të vazhdojnë me forma të tjera të protestës, ndërsa nga ana e institucionit nuk ka ende ndonjë reagim publik lidhur me këtë situatë, shkruan Flaka.

The post Të burgosurit në Strugë hyjnë në grevë urie për shkak të ndërprerjes së vikendeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .