Marina Vjollca rikthehet në ekranin e TV Klan me emisionin dedikuar Euro2024

Është zyrtare tanimë: Marina Vjollca rikthehet në ekran. Moderatorja ka disa muaj larg televizionit, pas përfundimit të “Klanifornias”. U përfol shumë lidhur me të ardhmen e saj pas përfundimit të showt humoristik. Por, ajo vendosi të bënte një pauzë dhe tani është gati të rikthehet. Marina do jetë moderatore e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian” […]

qershor 1, 2024 - 03:00
 0  9
Marina Vjollca rikthehet në ekranin e TV Klan me emisionin dedikuar Euro2024

Është zyrtare tanimë: Marina Vjollca rikthehet në ekran.

Moderatorja ka disa muaj larg televizionit, pas përfundimit të “Klanifornias”. U përfol shumë lidhur me të ardhmen e saj pas përfundimit të showt humoristik. Por, ajo vendosi të bënte një pauzë dhe tani është gati të rikthehet.

Marina do jetë moderatore e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian” në Tv Klan. Emisioni nis më 14 qershor dhe quhet “Drejt Gjermanisë me Kampionët”.

Në një video të postuar në Instagram, Marina shkruan: “Një ëndërr, një kombëtare, një ekran… nga 14 qershori, çdo mbrëmje 23:10”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Shqiptarët do të mund të ndjekin ndeshjet e kombëtares kuqezi si dhe të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në “Kampionatin Europian 2024” në Gjermani në Tv Klan këtë vit.

Nga 14 Qershori e deri më 14 Korrik transmetimet do të nisin me ndeshjet e orës 15:00 për të vijuar me ato të orës 18:00 dhe ato të mbrëmjes, në orën 21:00. Veç transmetimit të të gjitha sfidave, Tv Klan do t’i kushtojë “Euro 2024” hapësira të dedikuara me programe të posaçme gjatë gjithë ditës para dhe pas çdo ndeshjeje. Një show të madh çdo mbrëmje shikuesve do t’u ofrohet mundësia që të përjetojnë të gjitha emocionet e këtij eventi të madh sportiv, me fokus të veçantë tek kombëtarja shqiptare.

Ky emision rikthen Marinën te sporti pas 7 viteve. Kujtojmë se ajo ka qenë bashkëmoderatore e emisionit sportive në Top Channel “Procesi Sportiv” krah Ed Manushit. Në 2017 ajo u largua nga ky program pas 10 vitesh për tu bërë pjesë e TV Klan, fillimisht me emisionin “C’est la vie” e më pas me “Klanifornia”.