Policia arrestoi një 35-vjeçar të dyshuar për djegien e veturave dhe një dyqani në Kumanovë

Një tridhjetë e pesë vjeçar nga Kumanova është ndaluar mbrëmë në lidhje me rastin e tri ditëve më parë, kur në Kumanovë u dogjën tri vetura dhe një dyqan. Ai është ndaluar mbrëmë në orën 1:10 në Shkup, në zonën e Bit-pazarit, transmeton Portalb.mk. “Pas informatave të marra paraprake operative dhe koordinimit të SPB Kumanovë […]

dhjetor 5, 2024 - 15:00
 0  6
Policia arrestoi një 35-vjeçar të dyshuar për djegien e veturave dhe një dyqani në Kumanovë
Policia, sulm, aksident

Një tridhjetë e pesë vjeçar nga Kumanova është ndaluar mbrëmë në lidhje me rastin e tri ditëve më parë, kur në Kumanovë u dogjën tri vetura dhe një dyqan. Ai është ndaluar mbrëmë në orën 1:10 në Shkup, në zonën e Bit-pazarit, transmeton Portalb.mk.

“Pas informatave të marra paraprake operative dhe koordinimit të SPB Kumanovë me Departamentin e Policisë Kriminale pranë Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, zyrtarët policorë nga Njësiti i Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë privuar F. A. (35) nga Kumanova”, njoftoi sot në mëngjes MPB.

Tridhjetë e pesë vjeçari, i cili dyshohet se ka djegur tre vetura dhe një objekt afarist, është ndaluar në Stacionin Policor Kumanovë. Pas zbardhjes së rastit, MPB-ja do të bëjë kallëzim përkatës ndaj tij.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dje tha se për dallim nga incidentet në Shkup kur u gris flamuri shtetëror, pas këtij rasti me gjasë qëndron një grup i organizuar mirë.

Njëra nga tre veturat që u dogjën të hënën në Kumanovë është e prokurorit publik Xhelal Bajrami, ndërsa sipas informacioneve të “360 Gradë”, vetura tjetër është e një të afërmi të një deputeti dhe zyrtari të BDI-së. Dyqani i djegur, gjegjësisht fotokopj4, është i këshilltarit në Këshillin e Komunës së Kumanovës nga radhët e BDI-së, Fitor Jakupi.

Ndryshe, Ministria e Brendshme deri tani ka arrestuar 18 persona në lidhje me ngjarjet e Ditës së Flamurit Shqiptar, nga të cilët katër janë në paraburgim, ndërsa ndaj dhjetëra personave ka nisur procedimi penal për shkak kaosit në rrugë dhe në komunikacion, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.